Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu: Turqia, është një mike e madhe e Kosovës
English

Sejdiu: Turqia, është një mike e madhe e Kosovës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Bekim Sejdiu flet për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve si dhe rolin e Turqisë në procesin e njohjes së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në strukturat euroatlantike dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Si i vlerësoni marrëdhëniet Kosovë-Turqi?

- Marrëdhëniet Kosovë-Turqi janë jashtëzakonisht të mira. Këto marrëdhënie kanë qenë të tilla edhe para shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj të menjëhershme nga Republika e Turqisë. Ato janë shtrirë në dimensione politike, ekonomike, sociale, kulturore etj. Por pas njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve, këto marrëdhënie kanë hyrë në një epokë të re. Më lejoni t'iu përkujtoj se Republika e Turqisë ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë Kosovës. Turqia ka lidhje të veçanta me Ballkanin, duke përfshirë edhe Kosovën. Këto lidhje nxiten jo vetëm nga fati se Turqia është një shtet shumë i rëndësishëm ballkanik, por edhe nga faktor historik dhe social.

Turqia është një aleat strategjik për Kosovën. Lidhjet në mes të dy vendeve janë të shumta dhe të shumëllojshme. Por mbi të gjitha, Kosovën dhe Turqinë i bashkon vizioni i përbashkët për një rajon të qetë, stabil, demokratik dhe të integruar në strukturat Euro-Atlantike.

Turqia si anëtare e NATO-s dhe OKB dhe më një rol tepër të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, a mendoni se do ta ndihmojë anëtarësimin e Kosovës në Aleancën e NATO-s dhe organizatat tjera ndërkombëtare?

- Turqia është një fuqi regjionale dhe një shtet me një peshë të rëndësishme ndërkombëtare. Viteve të fundit politika e jashtme e Republikës së Turqisë është karakterizuar nga një qasje proaktive në rritje. Turqia ka luajtur dhe po luan rol aktiv në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e rajoneve të trazuara të Lindjes së Mesme dhe Kaukazit. Ajo poashtu ka luajtur një rol domethënës në Ballkan, ku ka qenë pjesë aktive e përpjekjeve të strukturave Euro-Atlantike për stabilizimin dhe prosperitetin e rajonit. Njohja e menjëhershme e shtetit të Kosovës nga ana e Turqisë, duhet të shihet gjithashtu edhe nga ky këndvështrim.

Përkrahja e Turqisë për Kosovën nuk ka munguar dhe besoj se nuk do mungojë as në të ardhmen. Një prej formave më të rëndësishme të përkrahjes, në këtë fazë, ka të bëjë me afirmimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Kjo ka të bëjë me njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Rezultatet e arritura deri më tani janë të kënaqshme. Anëtarësimi i Kosovës në FMN ishte një lajm i mirë. Ndërkohë që procesi i njohjeve po vazhdon, Kosova gradualisht do u bashkohet edhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Kjo po arrihet duke iu falënderuar stabilitetit dhe progresit në Kosovë, por edhe përkrahjes ndërkombëtare. Në këtë sfond, Turqia ka një pozicion të rëndësishëm.

Sigurisht që përkrahja e Turqisë, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku hyjnë edhe OKB dhe NATO, do të vazhdojë. Kjo nuk do ishte ndihme vetëm për Kosovën, por edhe kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.

Sa mund të ndikojë kreu shtetëror turk tek shtetet muslimane për njohjen e pavarësisë së Kosovës? A keni njohuri për ndonjë iniciativë të autoriteteve turke për të lobuar tek shtetet botës islame që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës?

- Turqia është njëra prej shteteve që ka luajtur një rol aktiv në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës në Organizatën e Konferencës Islamike. Kjo organizatë, që numëron 57 anëtar, ka një rëndësi të madhe, sepse tubon të gjitha shtetet muslimane të botës. Njëmbëdhjetë shtetet anëtare të kësaj organizate e kanë njohur shtetin e Kosovës. Njohja e fundit nga Mbretëria e Arabisë Saudite ishte e një rëndësie të vecantë. Ne besojmë se kjo njohje do pasohet edhe nga njohje të tjera.

A priten në një periudhë të afërt investime të bizneseve turke në Kosovë?

- Kompanitë turke kanë qenë mjaft të pranishme në Kosovë që nga viti 1999. Ne kemi një listë prej rreth 250 kompanish turke që në forma të ndryshme zhvillojnë veprimtari afariste në Kosovë. Deri më tani kjo veprimtari ka qenë e shtrirë kryesisht në sektorët e tregtisë dhe shërbimeve. Poashtu, kompani turke kanë investuar në sektorin bankarë dhe në sektor të tjerë. Tani ka një interesim në rritje nga firmat e ndërtimit dhe ato të energjisë dhe minierave. Te dy vendet kanë krijuar një infrastrukturë institucionale për të mbështetur bashkëpunimin ekonomik. Shenjë e kësaj mbështeteje institucionale ishte edhe vizita në Kosove e ish-Ministrit të Jashtëm (tani Zëvendës-Kryeministër përgjegjës për ekonomi), z. Ali Babaxhan, në janar të këtij viti. Në përbërje të delegacionit kishte rreth 140 biznesmen turq.

A mendoni se në të ardhmes mes dy vendeve do të thellohet bashkëpunimi edhe në sferat tjera si shkencë, kulturë, edukim dhe shëndetësisë etj?

- Gjithsesi, bashkëpunimi në mes të dy vendeve do thellohet në të gjitha fushat. Numri i studentëve nga Kosova që studiojnë në Turqi ka kaluar 700. Ky numër është vazhdimisht në rritje. Është me rëndësi të ceket se shumica dërrmuese e studentëve nga Kosova që studiojnë në Turqi gëzojnë përkrahje financiare nga Qeveria e Turqisë. Përkrahja në sferën e arsimit të lartë, është një formë jashtëzakonisht e rëndësishme e ndihmës për Kosovën. Ne si Ambasadë e Republikës së Kosovës në Ankara, jemi duke mbledhur të dhëna për këta student dhe po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që në forma të ndryshme t'iu dalim në ndihmë atyre.

Në anën tjetër, në Turqi ka një fluks jashtëzakonisht të madh të pacientëve nga Kosova. Para pak kohësh, dy ministritë e shëndetësisë, përkatësisht ajo e Kosovës dhe ajo e Turqisë, kanë arritur marrëveshje që për cdo vitë në spitalet turke të shërohen, pa pagesë, 100 pacient nga Kosova. Kjo mendoj se është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Sidomos nëse kihen parasysh arritjet e Republikës së Turqisë në fushën e shëndetësisë.

Përpos arsimit dhe shëndetësisë, në mes të dy vendeve ka shkëmbime mjaft intensive në sfera të tjera, si në art, kulturë, art, turizëm etj.

Dihet se në Turqi jetojnë shumë njerëz me prejardhje nga Kosova. Cili është komunikimi dhe angazhimi Juaj me komunitetin shqiptarë atje?

- Po është e vërtetë se në Turqi ka një numër të madh shtetasish turq me prejardhje nga Kosova. Këta janë një ure e fortë lidhëse në mes të dy vendeve. Njëlloj sikur edhe bashkësia etnike turke që jeton në Kosovë është një urë e fortë lidhëse në mes të dy vendeve. Në Turqi ekzistojnë një numër i madh i shoqatave kulturore, që tubojnë njerëz me prejardhje nga Kosova dhe vendet përreth. Ne si ambasade kemi kontakte të shpeshta me këto shoqata. Kemi marrë pjesë në shume aktivitete kulturore dhe të tjera, të organizuara nga to. Përpos veprimtarive kulturore, ndihma për studentët si dhe tërheqja e investimeve turke në Kosove poashtu janë dy fusha të rëndësishme të bashkëpunimit tonë me komunitetin në fjalë.

INA

KOMENTE