Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Starton Konferenca Kombëtare për programin e Partisë Socialiste, publikohen pikat kryesore
English

Starton Konferenca Kombëtare për programin e Partisë Socialiste, publikohen pikat kryesore

Tiranë, 16 maj, NOA - Ka startuar Konferenca Kombëtare për programin e Partisë Socialiste, një aktivitet i rrallë ky dhe i parealizuar më parë, i cili parashikon prezantimin publik para strukturave të kësaj partie të pikave kryesore të programit të saj në pragun e fushatës elektorale.

Sipas të dhënave paraprake nga kjo konferencë, e cila po fillon zhvillimin e saj në mjediset e Pallatit të Kongreseve, kanë mbërritur tashmë delegatë nga 12 qarqet e vendit, ndërkohë që bëhet e ditur se 7 pikat kryesore të programit, do prezantohen nga 7 drejtues të lartë të Partisë Socialiste.

Këto pika janë arsimi, shëndetësia, drejtësia, kultura, ekonomia, jeta shoqërore dhe ruralizmi.

E parashikuar të zgjasë për një periudhë 90 minutash, konferenca do të mbyllet me fjalimin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Ndërsa bëhet e ditur se Rexhep Meidani do t'i dorëzojë atij edhe librin e rekomandimeve nga fondacioni "Qemal Stafa".

Sipas Ramës, duke prezantuar këtë program, socialistët hapin edhe fletën e fundit të rrugëtimit drejt 28 qershorit. sot mblidhet Konferenca Kombëtare për Programin. n.e/NOA

KOMENTE