Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malaj: Buxheti në gjendje të rëndë, Bode dhe Berisha të ndalin fushatën
English

Malaj: Buxheti në gjendje të rëndë, Bode dhe Berisha të ndalin fushatën

Tiranë, 17 maj/NOA - Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Financave Ridvan Bode duhet të ndërpresin fushatën elektorale dhe të njohin nga afër situatën e rëndë të buxhetit të shtetit.

Këtë thirrje bëri sot në mesditë anëtari i Kryesisë së PS, Arben Malaj, duke u ndalur fillimisht në "shqetësimin në rritje të biznesit".

Malaj citoi se ditët e fundit administrata tatimore, në mënyrë antiligjore dhe abuzive ka rritur me disa herë rivlerësimet tatimore.

Partia Socialiste vlerëson se fshehja e dështimeve me të ardhurat buxhetore, rivlerësimet tatimore në rritje shumëfishe, moskthimi në kohë biznesit i detyrimeve të paguara më tepër, rritja e presionit me kontrolle tatimore për çdo subjekt që kërkon rikthimin e tyre, ka arritur në nivele shumë kritike dhe me impakt shumë negativ.

"Ne i kërkojmë publikisht çdo punonjësi të administratës fiskale të mos firmosë urdhra rivlerësimi abuzive ndaj biznesit. Kjo përbën shkelje të rëndë të ligjit të proçedurave tatimore dhe është abuzim dhe korrupsion me detyrën", - theksoi Malaj.

Ai sugjeroi se këta punonjës dhe drejtues tatimorë duhet t'i nënshtrohen vetëm ligjit dhe jo urdhrave joligjore të Kryeministrit dhe ministrave për të mbledhur në mënyrë abuzive dhe arrogante të ardhurat tatimore.

Kurse kërcënoi se "këta punonjës, pas zgjedhjeve do të ballafaqohen menjëherë me ligjin deri në ndjekje penale".

Për Malajn, të rritësh në mënyrë arbitrare tatimet, pikërisht kur pranon që ka rënë ndjeshëm rritja ekonomike e vendit tënd, është politika fiskale jo ekonomike dhe me pasoja ekonomike dhe sociale negative afatgjata.

Sipas tij, kjo ndodh për shkakun e vetëm që qeveria të kompensojë rënien e të ardhurave dhe njëkohësisht të financojë qoftë me 10-15% qindra projekte elektorale, për të cilat disa dhjetëra kompani dhe mijëra punëtorë janë në stresin e punës së papaguar.

Më tej, Malaj tha se rritja me 0,4% nuk është shifër për t'u mburrur, por një shqetësim jo i vogël, po të kemi parasysh se qeveria ka parashikuar të ardhurat në buxhet dhe investimet e saj me një rritje ekonomike 6%.

Për Malajn, kjo rënie kaq e madhe e rritjes ekonomike, është rënie e aktivitetit ekonomik, është rënie e mundësive për biznes, është falimentim i disa qindra bizneseve të vogla, është rritje e papunësisë me mijëra vetë.

Ish-Ministri i Ekonomisë tha këtu se "rivlerësimi tatimor është një metodë strikte, dhe jo urdhër i dhënë poshtë kalit të Skënderbeut, që u qëndrojnë mbi kokë ministrave apo punonjësve të tatimeve, si rruga e vetme për të fshehur dështimet".

Kurse paralajmëroi se çdo e ardhur abuzive sot në buxhet, nesër është një defiçit i rritur dhe një taksë e rritur për taksapaguesit shqiptarë.

Në këtë pikë, Malaj tha se Ministri i Financave dhe Kryeministri duhet të ndalin fushatën, të njohin më mirë gjendjen e rëndë të buxhetit, të kufizojnë shpenzimet abuzive elektorale, të përgatitin paketën anti-krizë, e cila në thelb duhet të lehtësojë biznesin dhe konsumatorin shqiptar.

Sipas Malajt, pas vjedhjes së mijëra shqiptarëve me faturat trefish të energjisë në janar, kjo është vjedhja e dytë e madhe që qeveria po bën për të fshehur dështimet e saj përpara zgjedhjeve.

Këtu ka ardhur dhe një apel ndaj Berishës: "Ne i kërkojmë publikisht Kryeministrit të zbresë nga kali Skënderbeut dhe të ndalë abuzivitetin, agresivitetin dhe korrupsionin në rritje në mbledhjen e të ardhurave të buxhetit".

e.l/NOA

KOMENTE