Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berlini: Ndryshimet e Shqipërisë, optimizëm për të ardhmen e saj në BE
English

Berlini: Ndryshimet e Shqipërisë, optimizëm për të ardhmen e saj në BE

Tiranë, 18 maj/NOA - "Evropa nuk do të ishte Evropë pa Shqipërinë. Ju keni ecur shumë përpara vitet e fundit dhe ndryshimet që keni bërë janë arsye e fortë për të qenë optimistë për të ardhmen tuaj në BE".

Kështu u shpreh sot Valter Kolbou, përfaqësues i grupit parlamentar PSD në Bundestagun Gjerman, në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli.

"Për ne, tha Kryetarja e Kuvendit, partneriteti me Gjermaninë është shumë i rëndësishëm dhe tashmë pas anëtarësimit në NATO, ne jemi të lumtur që do të intensifikojmë bashkëpunimin dhe aleancën me vendin tuaj që na ka mbështetur gjithmonë.

Ne tha Kolbou, i ndjekim me vëmendje zhvillimet pozitive në Shqipëri. Distancat gjeografike mes Shqipërisë dhe vendeve të BE janë të shkurtra, ju jeni pjesë e Evropës dhe ne e shohim vendin tuaj me një të ardhme të sigurt në Bashkimin Evropian.

Deputeti Kolbou, një nga ekspertët e politikës gjermane në fushën e mbrojtjes, vlerësoi bashkëpunimin me Shqipërinë në misionet paqeruajtëse në botë duke theksuar se "reformat e bëra nga Shqipëria në fushën ushtarake dhe jo vetëm, kanë qenë shumë të rëndësishme dhe të suksesshme dhe niveli i ushtarakëve shqiptarë në këto misione ka qenë shumë i lartë".

Shqipëria ka ecur shumë dhe veçanërisht vitet e fundit keni qenë shumë të suksesshëm. Ne jemi shumë të interesuar të intensifikojmë bashkëpunimin jo vetëm mes dy parlamenteve por mes dy vendeve tona", tha Kolbou.

Shqipëria, tha Kryetarja e Kuvendit, ka bërë ndryshime të mëdha në një kohë shumë të shkurtër.

Fokusi ynë, - theksoi ajo, - janë tashmë zgjedhjet e përgjithshme dhe për ne s'ka gjë më të rëndësishme se realizimi i zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka pasur.

Duke u ndalur në politikën e jashtme, Kryetarja e Kuvendit tha se përqendrimi është në liberalizimin e vizave dhe "do të bëjmë të gjithë përpjekjet për të përmbushur së shpejti këtë ambicie tonën dhe të të gjithë shqiptarëve."

Duke ofruar gjithë mbështetjen e Gjermanisë, dhe duke uruar suksese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Kolbou shprehu interes për të forcuar më tej bashkëpunimin jo vetëm politik por edhe atë ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në fusha si turizmi, energjia apo infrastruktura.

e.l/NOA

KOMENTE