Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bojaxhi: Pas dy vjetësh, një demokrat në krye të Bashkisë së Tiranës
English

Bojaxhi: Pas dy vjetësh, një demokrat në krye të Bashkisë së Tiranës

Tiranë, 18 maj NOA - "Partia Demokratike do ta fitojë betejën elektorale të 28 Qershorit, dhe qyteti i Tiranës, pas dy vjetësh, do të kthejë një demokrat në krye të Bashkisë së Tiranës" u shpreh sot kandidati për postin e kryetarit të degës së Partisë Demokratike, Tiranë, Gjergj Bojaxhi.

Gjatë punimeve të Konferencës së PD-së për degën e Tiranës, ku do të zgjidhet edhe kreu i ri i PD-së për kryeqytetin, Bojaxhi u shpreh se "kryesia e PD-së së Tiranës duhet të jetë në vijën e parë të sulmit kundër lejeve të ndërtimit që kryebashkiaku Rama i jep në mënyrë jo transparente dhe klienteliste". "Ne duhet të jemi në vijën e parë të mbrojtjes së parqeve, në të cilën do të luajnë fëmijët tanë si dhe në vijën e parë të mbrojtjes së ajrit, i cili ndotet përditë", tha Bojaxhi. Sipas tij, "PD e Tiranës duhet të kryesojë prerjen e të gjitha lejeve të paligjshme të kryebashkiakut Rama".

"PD-ja e Tiranës do të ofrojë modelin konkret të qeverisjes së qytetit, i cili në ndryshim nga modeli klientelist Rama, do të bazohet në aftësitë drejtuese dhe në integritet të pacënueshëm" shtoi më tej Bojaxhi.
KOMENTE