Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ibrahimoviç, asnjë garanci për të ardhmen e Interit
English

Ibrahimoviç, asnjë garanci për të ardhmen e Interit

Milano, 18 maj, NOA -Edhe pse ka një titull në xhep, ekipi i Interit ka një mision sportiv në kampionatin 2008-2009. Ai ka të bëjë shumë me skenën e Zlatan Ibrahimoviç në konfrontimin me Mario Balotellin pasi ky i fundit ka shënuar një gol kundër ekipit të Sienës.

Murinjo shpjegon sesi kur Mario ka shënuar, me të janë zemëruar që të gjithë. Por gjithsesi,e justifikon më pas, duke thënë se ai mbetet i ri dhe me urinë e pashmangshme të të shënuarit një gol, prandaj mbetet një djalë i mirë sipas tij, megjithë shkeljen e rregullit që kishin vendosur.

Sa i përket qëndrimit tw Ibrahimoviç lidhur me këtë ndeshje, thuhet se ai nuk ka dhënë ndonjë shenjë të përmirësimit të humorit dhe asnjë garanci për të ardhmen e skuadrës së Interit.

"Për të ardhmen time nuk mund të them asgjë. Ama nëse Mario nuk shënonte dje, dota kisha vrarë fare. Tani mbeten edhe dy ndeshje të tjera dhe dihet që në futboll nuk ka kurrë garanci. Nuk di ku do jem në fakt, sepse nuk jam njeriu tipik që rri vetëm tek një klub në jetën e tij. Duhet ushqyer mentaliteti për fitoren dhe ai duhet çuar tashmë edhe në Evropë", mësohet të ketë thënë ai.

"Eshtë fantastike, - buzëqesh presidenti i bardhebluve, - ky është në në fakt Interi i vërtetë dhe do të më dukej e çuditshme që në një ndeshje të tillë të mos kishte ndonjë moment, i cili të mos mund të mbahej mend".

Nga ana e tij, tekniku i Sienës, Giampaolo, pohon se episodiet si ato mes Ibrës dhe Balotellit ndodhin.

n.e/NOA

KOMENTE