Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Koka e Zeusit, si një gur kilometrik i nevojshëm
English

Koka e Zeusit, si një gur kilometrik i nevojshëm

Nga Ardian Turku*

Është një kënaqësi e veçantë për mua të jem i pranishëm në një eveniment të tillë i cili kurorëzon përpjekjet e frytshme të institucioneve tona dhe atyre homologe italiane për të sjellë në Shqipëri një objekt me vlera kombëtare dhe unikale për vendin.

Ky eveniment organizohet në një ditë mjaft domethënëse siç është Dita Ndërkombëtare e Muzeve, që festohet çdo 18 maj në të gjitha vendet e botës.

I kemi kthyer Shqipërisë një vlerë të humbur prej vitesh duke shënuar kështu edhe një tjetër ‘gur kilometrik' të rëndësishëm në bashkëpunimin e frytshëm që kemi pasur dhe vijojmë të kemi me palën italiane në fushën e kulturës.

Trafikimi i objekteve pasuri kulturore është një çështje gjerësisht e debatuar sot në botë. Rreth 50 000 objekte me vlera të trashëgimisë kulturore vidhen dhe trafikohen çdo vit në gjithë botën.

Kthimi i tyre në vendin e origjinës, tashmë është jo vetëm një detyrim ligjor por dhe një realitet i prekshëm për shumë shtete që kanë ratifikuar Konventën e UNESCO-s dhe e kanë bërë atë pjesë të legjislacionit të tyre sikundër është dhe Shqipëria.

Shqipëria, një vend që ndodhet në një kryqëzim kulturash, ka vlera të papërsëritshme të trashëgimisë kulturore por për shkak të zhvillimeve historike specifike të saj sidomos pas viteve 90, ka pësuar kohë pas kohe një ‘varfërim' të tyre edhe pse jo në masë të konsiderueshme.

Ministria e Kulturës është aktualisht duke përgatitur amendimet e ligjit "Për trashëgiminë kulturore" dhe çështjet e trafikimit të objekteve dhe kthimit të tyre në vendin e origjinës, do të gjejnë një adresim më të sakte duke pasqyruar edhe standardet më të avancuara evropiane e botërore në këtë fushë.

Koka e Zeusit që sot i përket shtetit shqiptar si poseduesi ligjor i tij, është një nga shembujt më të spikatur të këtij trafiku të paligjshëm, por që sot e tutje do të jetë edhe një nga shembujt e spikatur të angazhimit serioz dhe me përkushtimit të një shteti palë të Konventës së UNESCO-s siç është Italia dhe Shqipëria.

Gjej rastin të falënderoj sinqerisht dhe miqësisht përfaqësuesit e palës italiane: Gjykatën e Romës, për korrektesën dhe shpejtësinë e veprimeve, Karabinierinë Italiane, për punën dhe për përkushtimin e tyre professional dhe serioz, përfaqësuesit e Ministrisë së Pasurive Kulturore, dhe veçanërisht z. Rossi, tashmë ish pronar të objektit për vullnetin e mire, mirëkuptimin dhe gatishmërinë që ka treguar në gjithë këtë proces për t'ia kthyer palës shqiptare një objekt të cilin ai e kishte blerë sipas të gjitha rregullave në fuqi. Gjithashtu gjej rastin të falënderoj edhe qytetarët shqiptarë, futbollistët Lorik Cana dhe Igli Tare, për ngurtësimin e shumës financiare për kthimin e objektit deri në pagimin e tij nga shteti shqiptar. Ky shënon një rast pozitiv për t'u vlerësuar, të angazhimit të shoqërisë civile në mbrojtjen e pasurisë kombëtare.

Të nderuar miq, Koka e Zeusit kthehet në Shqipëri, vendit të cilit ajo i përket në mënyrë natyrale prej shekujsh, dhe për të qenë një dëshmitar i vlerave shumë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.

(*) Fjala e mbajtur në ceremoninë e kthimit të Kokës së Zeusit, Muzeu Kombëtar, Tiranë, 18 maj 2009

KOMENTE