Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria: Konfliktet e biznesit, të ngrihet sa më parë Gjykata Administrative
English

Konfindustria: Konfliktet e biznesit, të ngrihet sa më parë Gjykata Administrative

Tiranë, 18 maj, NOA - Konfindustria kërkon me ngulm ngritjen e Gjykatës Administrative, për të mundësuar zgjidhjen e konflikteve që tashmë ekzistojnë mes biznesit dhe strukturave shtetërore.

"Duke marrë shkak nga mundësia e rritjes së paarsyetuar të detyrimeve fiskale të biznesit, si pasojë e rivlerësimit të bilanceve, duke zbatuar sistemin e shumëpërfolur të referencave nga administrata fiskale, shqetësim i paraqitur së fundmi edhe nga përfaqësues të opozitës, kërkon edhe njëherë krijimin sa më të shpejtë të Gjykatave Administrative si institucionin e vetëm, i cili do të mund t'u japë zgjidhje të drejta edhe të çështjeve në fjalë", thuhet në një deklaratë për shtyp të këtij organizmi. Sipas saj, Konfindustria, u kërkon përfaqësuesve të opozitës, që të mos mjaftohen duke dhënë si zgjidhje të problemit shqetësues të rritjes së paarsyetuar të detyrimeve të biznesit vetëm duke u bërë thirrje publike nëpunësve tatimorë në interpretimin e ligjit, por të tregojnë me vepra se janë për zgjidhje të qëndrueshme, institucionale dhe afatgjatë, duke dhënë votat e tyre për të miratuar projekt-ligjin përkatës për të ndërtuar Gjykatën Administrative brenda legjislaturës në vazhdim deri në 28 maj 2009.

n.e/NOA

KOMENTE