English

Las Vegas, parada më e madhe e rrobave të banjës

Las Vegas, 18 maj, NOA - u mbushën plot 50 vjet që nga dita kur në qytetin e famshëm të fatit dhe aventurës, u vendos mbishkrimit i njohur botërisht "Ëelcome to Las Vegas".

E në lidhje me këtë përvjetor të shënuar të qytetit amerikan, është përgatitur nga disa organizatorë të zhvillohet një paradë me 300 bukuroshe të veshura vetëm në bikini.

Sipas organizatorëve, ky ka për të shënuar në të njëjtën kohë edhe rekordin e ri në librin e rekordeve Guinness.

Përveçse është vendosur rekordi i ri botëror, kryetari i këtij qyteti Oscar Goodman ka thënë se parada shënon edhe fillimin e verës së llojit të vet në këtë qytet të njohur në shtetin federal amerikan të Nevadas. Por më shumë sesa me përvjetorin e shënuar, duket se kjo paradë ka lidhje me përpjekjet që po bën shtresa drejtuese e këtij qyteti për të tërhequr turistët e larguar disi për shkak të krizës financiare kohët e fundit prej tij.

Sipas të dhënave të drejtorisë së shtetit të Nevadas, numri i vizitorëve në tre muajt e parë të këtij viti në krahasim me atë paraprak është 10 për qind më i vogël, derisa kazinotë kanë afarizëm 17 për qind më të ulët.

n.e/NOA

KOMENTE