English

"Loja" me doganën e makinës, mos bieni viktima të parave nën dorë

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 18 maj/NOA - Mos tentoni të manovroni me doganierin për të zhdoganuar makinën tuaj me një çmim më të ulët se ai reali.

Herët apo vonë diferenca do t'iu kërkohet të paguhet gjatë procesit të kolaudimit të makinës.

Në rast se refuzoni të paguani, ju nuk do të pajiseni me dokumentet e nevojshme të automjetit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raporton çdo ditë automjetet që i kanë detyrime shtetit pranë zyrave së Shërbimit të Transportit Rrugor.

Drejtorja e Informacionit në DSHTRR Kozeta Gina, thotë se individët që zhdoganojnë makinën luajnë shumë me vitet e prodhimit, e cila ndryshe është në makinë dhe ndryshe regjistrohet.

Në bazë të informacioneve që merren edhe nga doganat ne evidentojmë automjetet që kanë diferenca dhe nuk i japim të drejtën e pronësisë", - shprehet Gina.

Numri i praktikave të tilla mbetet i lartë. Sipas Ginës, gjatë një viti janë numëruar rreth 870 raste me automjete që kanë para për të paguar ndaj shtetit.

Por situata duket absurde, pasi gjithmonë do të ketë njerëz që duan ti shmangen detyrimeve, por respektimi i ligjit duhet të fillojë nga punonjësi i administratës dhe në rastin konkret nga doganierët.Â

r.l/e.l/NOA

KOMENTE