Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njoftim i rëndësishëm nga agjencia e lajmeve NOA
English

Njoftim i rëndësishëm nga agjencia e lajmeve NOA

Ne konstatojmë me keqardhje se prodhimet e agjencisë së lajmeve NOA shfrytëzohen nga mediat rregullisht, duke mos u përmendur burimi, madje duke u vendosur si autorë lajmesh, në mënyrë të papërgjegjshme, emra të gazetarëve apo redaktorëve të mediave përkatëse.

Ne kemi monitoruar përmes një agjencie të specializuar në Tiranë, shfrytëzimin e prodhimeve të agjencisë NOA dhe është konstatuar se në pjesën më të madhe të rasteve, lajmet riprodhohen tërësisht dhe në raste të tjera, pjesërisht.

Në vetëm 42 për qind të rasteve, prodhimet e NOA citohen nga mediat dhe pjesa tjetër, e shkel rregullisht të drejtën e autorit.

Në ditët në vazhdim, nëse nuk do të ketë ndryshim të situatës, (referuar monitorimit të javës në vazhdim nga agjencia e kontraktuar, rezultatet e të cilës do të vilen fillimjavën e ardhshme), NOA do të publikojë titujt e mediave që shfrytëzojnë prodhimet e saj, duke shkelur të drejtën e autorësisë, si dhe emrat e gazetarëve që vetëquhen autorë të këtyre prodhimeve.

Dëshirojmë t'ju rikujtojmë se pa lejen e NOA, nuk mund të përdoret asnjë prodhim i saj, nëse nuk është cituar burimi.

Agjencia NOA, siç e dini, nga 1 janari 2009, ofron shërbimin me pagesë të lajmeve për mediat dhe përdorues të tjerë, si institucione vendase dhe të huaja, OJF, etj. Ne ju ftojmë t'i bashkoheni abonentëve ekzistues.

Ju bëjmë me dije, se çdo lajm apo prodhim tjetër i NOA-s, që do të konstatohet të shfrytëzohet nga mediat, do të faturohet në ngarkim të medias përkatëse, në bazë të tarifave për shfrytëzim që gjenden në sektorin NOAparapagim, tek www.noa.al.

***

Agjencia NOA, 24 orë transmetim online

Agjencia e Lajmeve NOA ka filluar transmetimin 24 orë në shtatë ditë të javës. Gjatë gjithë ditës dhe natës, ju mund të gjeni lajmet më të fundit, minutë pas minute nga vendi dhe pjesa tjetër e botës. Shërbime të ndryshme gjithashtu vijnë gjatë 24 orëshit në agjencinë NOA. Së shpejti ju do të gjeni dhe disa shërbime të reja që e shndërrojnë portalin informativ NOA në një agjenci dhe më të dobishme.

Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të qëndroni në çdo orë të ditës me www.noa.al.

***

Të nderuar lexues, agjencia e lajmeve NOA, ju informon se në kuadrin e përmirësimit dhe modernizimit të shërbimeve të saj, ka mbërritur me një faqe të re dhe shërbime të reja.

Në faqen e re të NOA, ju do të mund të lexoni si edhe deri tani, të gjitha lajmet e ditës, shoqëruar me fotot përkatëse, prodhime të agjencisë së lajmeve NOA.

Në bashkëpunim me institucione të rëndësishme shtetërore si dhe private, në dobi të informimit të qytetarëve, vijnë një sërë shërbimesh të reja.

Kështu, tani mund të gjeni shërbime të tjera si forumi, argëtimi, galeria, fotolajmet, videolajmet (së shpejti), video të ndryshme, shërbimi i këmbimit valutor, parashikimi i motit, njoftime të ndryshme.

Për herë të parë në mediat shqiptare vjen dhe rubrika NOA Treg ku gjeni çdo ditë që në mëngjes, çmimet në tregun e artikujve të konsumit të përditshëm.

Gjithashtu ju mund të konsultoheni dhe me bursën në vendet kryesore të botës etj.

Një e re tjetër e portalit NOA në faqen e re, është edhe NOA Community e cila vjen së shpejti me surpriza, risi në median shqiptare online.

Po ashtu vjen edhe rubrika e re, NOA shitlberje. Lexuesit do të kenë mundësi që nëpërmjet kësaj rubrike, të realizojnë pa pagesë, lajmërime për shitblerje artikujsh nga më të ndryshimit. Përmes një sistemi automatik, njoftimet tuaja do të transmetohen menjëherë në portal, sigurisht duke kaluar në një filtër që do të verifikojë përdorim të mundshëm të fjalëve denigruese apo të paligjshme.

Gjithashtu në faqen e re të NOA, zënë vend si dhe më parë lajmet ekskluzive, intervistat, shtypi i ditës në shqip, anglisht, italisht dhe greqisht, analizë lajmesh për tema të caktuara, etj. të cilat ofrohen për të gjithë lexuesit që janë të pajisur me një emër përdoruesi dhe kod shfrytëzimi.

Për shërbimet me parapagesë të agjencisë së lajmeve NOA, në ditët në vazhdim, ju do të mund të informoheni gjerësisht në faqen e re, në rubrikën Parapagim.

Tek portali i ri i NOA, nuk mungojnë edukata fetare, edukata seksuale, informacione të rëndësishme historike, turistike, gjeografike. Gjeni gjithashtu rubrikën Enciklopedi, atë "Një vit më parë", si dhe shumë materiale të tjera.

Një tjetër ndryshim shumë i rëndësishëm në agjencinë e lajmeve NOA është adresa e saj e re zyrtare, në internet. Ju mund të lexoni të gjitha materialet që ofron agjencia NOA, duke klikuar thjesht në noa.al.

Por adresa tjetër, www.newsofalbania.net, do të vazhdojë të qëndrojë edhe për disa muaj me qëllim që lexuesit të ambientohen plotësisht me adresën e re.

Një erë e re po afron dhe stafi i NOA-s, ju siguron se do të jetë gjithmonë pranë jush, çdo ditë të javës dhe 365 ditë të vitit, për të mësuar të parët, lajmin e fundit dhe jo vetëm...

Lajmi... është online, duke klikuar noa.al

KOMENTE