English

SHBA dhe BE kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë për emrin e Maqedonisë

Uashington, 18 maj, NOA - Kohëve të fundit është rritur aktiviteti i SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian për zgjidhjen sa më shpejt të mosmarrëveshjes greko-maqedonase për çështjen e emrit.

Pas takimeve të fundit të kreut shtetëror në Bruksel, si dhe iniciativave më të reja nga ana e SHBA-ve, duket qartë se bashkësia ndërkombëtare dëshiron sa më shpejtë të mbyllet kjo çështje. Zëvendës sekretari i shtetit, Xhejms B. Stajnberg të shtunën në Shkup deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë e mbështesim angazhimin e mediatorit të KB-së, Mejtu Nimic për zgjidhjen e pranueshme të çështjes së emrit, sepse kjo është në interes të të dyja vendeve. "Ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë proces të negociatave për gjetjen e zgjidhjes së emrit", deklaroi Stajnber. Përfaqësuesi i Lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Havier Solana, si dhe presidenti Nikolas Sarkozy në takimet me fundit me kreun shtetëror të vendit kanë ritheksuar nevojën për zgjidhjen sa më shpejt të kontestit për emrit, çështje e cila ka bllokuar integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike. Sipas burimeve diplomatike, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Europian si domosdoshmëri për ruajtjen e stabilitetit të Maqedonisë. Por edhe Suedia që merr në gjysmën e dytë të këtij viti presidencën e BE-së thuhet se ndan të njëjtin mendim me Uashingtonin për domosdoshmërinë e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë.

NOA-INA

KOMENTE