Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e adoleshentit në qendër të Vlorës, dëshmitë për minutat fatale
English

Vrasja e adoleshentit në qendër të Vlorës, dëshmitë për minutat fatale

Vlorë, 18 maj/NOA lajm dhe foto Update - Policia e Vlorës, ka mbledhur dëshmitë e para për rrethanat e vrasjes së adoleshentit Armir Danaj.

18-vjeçari maturant në shkollën e mesme "Ali Demi", u qëllua me thikë pasditen e sotme pranë parkut "Rinia" në qendër të qytetit të Vlorës, dhe ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në spital për shkak të plagës së rëndë që kishte marrë në zemër.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 18-vjeçarit Armir Danaj ishte bashkë me një shokë, kur dyshohet se është përballur me 18-vjeçarin A.D, maturant në një shkollë private.

Sipas të njëjta burimeve A.D dyshonte se Danaj i ngacmonte të dashurën ndaj dhe ka kërkuar sqarime.

Në momentin që është takuar me 18-vjeçarin Danaj, A.D. ka qenë i shoqëruar nga mamaja e të dashurës së tij 18-vjeçare.

Nga policia mësohet se mes dy moshatarëve ka nisur një debat ku shkak ka qenë një ngacmim i bërë 18 vjeçares S.S, mike e ngushtë e autorit të ngjarjes, e cila dyshohet se ka degraduar në sherr pas ndërhyrjes së mamasë së vajzës dhe nxitjes prej saj të 18-vjeçarit për kryerjen e krimit.

Pas fjalëve të ndërsjella, i dyshuari ka marrë një thikë dhe ka goditur në zemër Danaj i cili ka rënë menjëherë në tokë.

Ai u transportua në spital nga shoku i tij, por mjekët nuk mundën të ndërhynin për t'i shpëtuar jetën pasi ai dha shpirt sapo mbërriti në duart e tyre.

Policia ka shoqëruar menjëherë në komisariat gruan 42-vjeçare, Sh.S, e cila është marrë në pyetje nga blutë dhe tashmë rrezikon akuzën për nxitje dhe bashkëpunim në krim.

Ndërkohë i dyshuari si autori i këtij krimi u largua me shpejtësi duke u shpëtuar prangave të policisë e cila po punon për kapjen e tij.

Policia ka marrë në pyetje edhe shokun e viktimës për të zbardhur me detaje motivet dhe autorët e vërtet të kësaj ngjarjeje që i kushtoi jetën 18-vjeçarit Armir Danaj.

k.k/NOA

KOMENTE