English

Autoriteti i Konkurrencës, marrëveshje me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit

Tiranë, 19 maj, NOA - Autoriteti i Konkurrencës ka zyrtarizuar ditën e sotme një marrëveshje me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, lidhur me realizimi sa më mirë të procesit të monitorimit të shit-blerjes së aksioneve.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, një marrëveshje e tillë ka si qëllimin e shmangies së abuzimeve në treg, përmes shit-blerjes së paligjshme dhe shpesh abuzive që bëhet me aksionet e sipërmarrjeve apo ndërmarrjeve dhe bizneseve të ndryshme.

Domosdoshmëria e nënshkrimit të një marrëveshje të tillë ka ardhur si pasojë e shumë rasteve që janë vënë re lidhur me kalimin e aksioneve në mënyra të dyshimta, nga njëri aksioner tek tjetri, duke i fshehur qëllimet e vërteta të kryerjes së një akti të tillë.

KOMENTE