English

Biden fillon turneun në Ballkan, sot në Bosnjë, nesër në Serbi dhe Kosovë

Sarajevo, 19 maj, NOA - Zv/presidenti amerikan, Joe Biden ka mbërritur në Ballkan në kuadrin e një turneu, i cili nuk përjashton as Serbinë, duke i kthyer në këtë mënyrë në politikanin e nivelit më të lartë që viziton këtë vend pas gati një çerek shekulli.

Ky udhëtim shihet nga shumë në rajon si sinjal i rëndësishëm se Ballkani nuk do të injorohet nga administrata amerikane. Një zyrtar amerikan tha se vizita e Joe Bidenit do të rikonfirmojë përkrahje për integrim të Ballkanit në BE dhe NATO. Zëvendës/presidenti pritet të gjejë një mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë dhe Bosnjë, por ai nuk është figurë aq popullore në Serbi, pasi ka përkrahur fuqishëm pavarësinë e Kosovës. Për Beogradin, Kosova vazhdon të mbetet pengesa më e madhe në marrëdhëniet me SHBA-në.

n.e/NOA

Â

KOMENTE