Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dalja nga rruga e Benz -it, gjen vdekjen shoferi
English

Dalja nga rruga e "Benz"-it, gjen vdekjen shoferi

Gjirokastër, 19 maj/NOA - Dalja nga rruga e një makine dhe përfundimi i saj në një kanal ujitës ka sjellë për pasojë vdekjen e shoferit, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA në Gjiropkastër.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11.40, në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Serat e Mashkullorës".

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Qarkullimit dhe të Rendit të Komisariatit Gjirokastër dhe autoambulanca e Spitalit Civil të Gjirokastër.

Nga verifikimet në vendngjarje, rezultoi se automjeti tip "Benz" me targa GJ 46 77 A, i cili drejtohej nga Resul Llogo, 65 vjeçar, lindur në fshatin Kardhiq të rrethit Gjirokastër dhe banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me bordurën e betonit të kanalit ujitës.

"Si pasojë e kësaj përplasjeje ka gjetur vdekjen e menjëhershme, 65-vjeçari Resul Llogo", - konfirmoi policia.

Viktima udhëtonte nga Ura e Kardhiqit për në Gjirokastër dhe ishte i vetëm në makinë.

Grupi hetimor tha për agjencinë e lajmeve NOA se nga veprimet paraprake ka rezultuar se shkaku i daljes nga rruga ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit, për shkaqe që po hetohen në bashkëpunim edhe me ekspertin mjeko ligjor dhe Prokurorin për të përcaktuar saktësisht motivet e këtij aksidenti.

v.d/NOA

KOMENTE