Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dëshmi e fortë në gjykatë, për zhdukjen e Remzi Hoxhës
English

Dëshmi e fortë në gjykatë, për zhdukjen e Remzi Hoxhës

Tiranë, 19 maj NOA - Në seancën gjyqësore të radhës, për çështjen "Hoxha" ka dëshmuar sot ish-roja i vilës në Vain të Lezhës që njihej si bazë e SHIK-ut.

Viktor Sokoli, ka dhënë sot një dëshmi të fortë në procesin për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha.

Sokoli ka dëshmuar pa praninë e kamerave, duke treguar para Gjykatës së Krimeve të Rënda, se ka qenë dëshmitar dhe në këtë vend silleshin persona të mbuluar me thes në kokë.

Në dëshminë e tij, roja i bazës ka përmendur edhe emra konkrete.

Sokoli ka deklaruar para trupit gjykues se kishte parë një oficer të SHIK-ut me emrin Budjon që kërcënonte Remzi Hoxhën.

Madje këtë dëshmi roja tha në gjykatë, se ia kishte treguar edhe drejtorit të bazës së Vainit, dy vjet më vonë.

Dëshmia e ish-rojës së bazës është cilësuar si më e forta dhënë deri më tani para trupit gjykues për procesin gjyqësor për zhdukjen e biznesmenin shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha i cili u zhduk në rrethana misterioze në vitin 1995.

Mësohet se në procesin gjyqësor ndaj ish-punonjësve të SHIK-ut, prokurori i çështjes kërkoi dëshmitar, shtetasin kosovar Shaqa Shatri, kërkesë të cilën gjykata nuk e pranoi.

k.k/NOA

KOMENTE