Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G99, Elezi: Administrata e Berishës abuzime me makinat dhe telefonat
English

G99, Elezi: Administrata e Berishës abuzime me makinat dhe telefonat

Tiranë, 19 maj NOA - Kandidati i G99 për qarkun e Elbasanit, Gentian Elezi me anë të një deklarate dhënë sot, ka kërkuar të shprehë indinjatën e thellë mbi lajmin e rritjes së shpenzimeve qeveritare me mbi 70 milion euro nga viti i kaluar.

"Ju kërkojmë qytetarëve shqiptarë të kujtojnë se kjo qeveri erdhi në pushtet në 2005 me premtimin për një qeveri në dietë ndërkohë që faktikisht është kthyer në një qeveri dietash. Këto 70 milionë dollarë në këtë kohë krize në Shqipëri mund të ishin përdorur fare mirë për masat antikrizë, për të subvencionuar biznesin, për të ndihmuar fasonët, fabrikat e të cilëve po mbyllen çdo javë duke lënë të papunë qindra familjarë shqiptarë" u shpreh Elezi.

Sipas tij ishte po kjo qeveri që argumentoi fort mbi pamundësinë e të paguarit të faturës së kartave të identitetit për ato familje që nuk kishin mundësi ekonomike, një faturë e përllogaritur tek vetëm 7 milionë euro.

"Shohim që kjo qeveri se ka për gjë të harxhoje rreth dhjetëfishin e kësaj fature në shpenzime për makina dhe celularë. Ky është premtimi i fundit i pa mbajtur i kësaj qeveri dhe i këtij kryeministri. Kjo është një arsye më shumë që qytetarët shqiptarë në 28 qershor të votojnë për ndryshimin" tha më tej Elezi.

k.k/NOA

KOMENTE
  • mulliri20:34 - 18 Maj 2011
    Kjo qeveri nuk ka vesh,prandaj nuk degjon nga ato qe thua ti o Genti