Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Garë vullnetesh në Lindjen e Mesme
English

Garë vullnetesh në Lindjen e Mesme

Nga "The Washington Post" Sot presidenti Barak Obama do t'i fillojë raportet e reja diplomatike, të cilat do të jenë më komplekset, dhe më të ndërlikuarat në vitin e parë të presidencës së tij. Takimi tij në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu nuk do prodhojë diçka të madhe, por me gjasë vetëm një lustrim të harmonisë.

Megjithatë, takimi do të jetë inaugurim i heshtur i një gare ndërmjet vullneteve të dy politikanëve të ndryshëm, njërit që mund të ndihmojë që Lindja e Mesme të ecë drejt një epoke të negociatave dhe uljes së tensioneve, dhe tjetrit që mund ta thellojë konfliktin. Strategjia e Obamas i përket të parit. Ai shpreson ta ulë Iranin në tavolinën e bisedimeve rreth programit bërthamor dhe t'i zbusë polarizimet mes bllokut pro-iranian të Sirisë, Hamasit dhe Hezbollahut, dhe nga ana tjetër bllokut të shteteve sunite arabe, si Egjipti dhe Arabia Saudite. Bisedimet paqësore izraelito-arabe janë qendrore për vizionin e tij. Duke ecur drejt një zgjidhjeje me Sirinë, Libanin dhe Palestinezët, Izraeli mund t'ua mbushë mendjen disa aleatëve të Teheranit që të ndërrojnë anën dhe t'i izolojnë ekstremistët radikalë. Nga ana tjetër Netanyahu, e sheh Iranin si Gjermaninë Naziste, me të cilën negociatat janë qesharake, ndërsa kompromisi i papërfytyrueshëm. Ai ka bërë fushatë duke premtuar se do ta shkatërrojë Hamasin dhe duke refuzuar që Rrafshnaltat e Golanit t'ia kthejë Sirisë. Ai gjithashtu ka refuzuar publikisht ta pranojë qëllimin për një shtet, qëndrim ky i cili nuk ka ndryshuar përkundër deklarimeve publike nga Washingtoni. Sot ky dallim mund të kapërcehet. Netanyahu mund të premtojë t'i eksplorojë negociatat me palestinezët dhe arabët, ndërsa Obama mund ta anashkalojë heshtjen e Netanyahut për shtetësinë e palestinezëve. Por nuk mund të ketë përparim të dukshëm drejt paqes në Lindjen e Mesme nëse Obama nuk arrin ta këshillojë Netanyahun, jo për idenë se palestinezët do të pranojnë diçka më pak se shtetësia, por për faktin se zgjidhja mund të shtyhet në pafundësi nëse Izraeli vazhdon me bllokadat ndaj Hamasit në Gaza dhe me zgjerimin e kolonive në Bregun Perëndimor.Â
KOMENTE