Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njeriu i Amerikës për Ballkanin
English

Njeriu i Amerikës për Ballkanin

Biden na krijoi kushte jo vetëm për ëndrra dhe vizione, por për një Kosovë më të madhe dhe më të bukur

Nga Baton Haxhiu

Thuhet se kur kishte shikuar fjalimin e përgatitur për Kosovën, në një takim me shqiptarët, "një datë që do të mbetet në histori" - Joseph Biden iku nga klisheja e stërpërsëritur dhe ndërroi fjalën shkelje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës në "çnderim të popullatës".Â

Si kongresist, e dinte se një fjalë, e jo më një fjalim, mund të bëjë ndryshimin e asaj që priste populli i Kosovës. Nëse jo bindjen, ai ndërtoi shpresën që një ditë ne do të jemi të lirë. ZëvendësPresidenti i tashëm amerikan mbahet mend për shumë më tepër sesa fjalimet e tij. Mbahet mend për qëndrimin e tij. Shpesh, fjalët e tij mbeten tek njerëzit e Kosovës shumë më gjatë sesa dëshira e Biden për të bërë arritje politike amerikane. Ndoshta, komunikuesi dhe njeriu më i fuqishëm për Kosovën dhe popullin e saj që ka shkelur në Kosovë pas Zotit Clinton, është Biden. Por, ZëvendësPresidenti amerikan ka një qëndrim edhe më të qartë dhe me të qëndrueshëm, sepse po vjen në Kosovën e pavarur të cilën ai diti ta mbrojë në momentet e vështira të saj. Pa i dashur të keqen askujt, Biden nuk mëshiron askënd në Ballkan, por tash vjen me një qëndrim duke mëshiruar të gjithë: edhe serbët që gabuan historinë dhe kohën, por edhe shqiptarët që vuajtën dhe po e shijojnë lirinë e premtuar. I vendosur për drejtësi, Biden vjen në Ballkan dhe na jep mundësinë dhe shpresën që të shohim të gjithë të drejtën. Ai po lë të kuptohet se vjen për të bërë gjithçka që mund të arrijë dhe të ushqejë një paqe të drejtë për të gjithë midis nesh. Biden ishte i qartë gjatë kërcënimit më të madh për mbijetesën e popullit të Kosovës. Thënia e tij: "Fol butë dhe mbaj një shkop të madh", hyri jo vetëm në fjalorin politik, por edhe vendimtar për qëndrimin e tij për luftën dhe bombardimin e së keqes në Ballkan. Biden për ne është njeriu dhe do të jetë i tillë për shkak se e njeh entuziazmin e madh, përkushtimin e madh, dhe nuk ka përtuar ta harxhojë veten në një kauzë me vlerë -- i cili, ka rrezikuar se nëse dështon në atë që thotë dhe bën për shqiptarët, të paktën dështon duke guxuar fuqishëm dhe duke mbrojtur të drejtën nga e keqja e domosdoshme. Por, aftësia e tij me gjuhën, ashtu si dhe qëndrimet e tij, ishte sigurisht pjesë e suksesit të tij të jashtëzakonshëm me popullin amerikan. Ai për Ballkanin dhe Kosovën ka përmbledhur çështje të mëdha në fjali të thjeshta, ka komunikuar me njerëzit e thjeshtë shqiptarë në Amerikë dhe Kosovë në një mënyrë të pazakonshme -- dhe jo vetëm me shqiptarët. Ai u bë hero për të varfrit dhe të shtypurit përtej kufijve të botës amerikane. Por, ne duhet ta nderojmë Biden më shumë se askënd tjetër. Ta nderojmë, sepse ai nuk foli për veten e tij dhe për një Kosovë të dominuar nga askush. Foli për shpresat e të gjithëve. Foli për të ardhmen. Ai na krijoi kushte jo vetëm për ëndrra dhe vizione por për një Kosovë më të madhe dhe më të bukur. Amerika dhe ky njeri na mundësuan të besojmë se varfëria mund të pakësohet në mënyrë të konsiderueshme, se fatkeqësia e papunësisë mund të, nëse jo të fshihet, të pakësohet. Se urrejtja etnike mund të zhduket. Se paqja në shtëpi dhe jashtë mund të mbahet. Dhe se një ditë, një brez i ri do të zotërojë këtë tokë, të bekuar më ato gjëra -- materiale dhe shpirtërore -- që e bëjnë jetën e njeriut të begatshme. Nëse kjo është ajo çka ne ëndërrojmë, atëherë të mbajmë jo vetëm ëndrrën tonë por edhe nderin e njeriut që na ka trasuar një rrugë të lirisë me shpresën dhe gjuhën që ka përdorur. Kosova do ta nderonte atë nëse kosovarët do dinin të ndërtojnë një shtet dhe një politikë për të gjithë. Ku s'ka as korrupsion, as urrejtje dhe as dëshira për të bërë shtetin dhe Ballkanin të urryer për faktin se e kanë ndihmuar që të jetë dhe të jetojë i lirë. Biden është njeriu që e meriton respektin. Por, respektin që e bën të jetë krenar për atë që ka folur dhe bërë për regjionin dhe Kosovën në veçanti.

"Express", 19 Maj 2009

KOMENTE