Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Paddy Ashdoun: SHBA, e interesuar për stabilitetin në rajonin e Ballkanit
English

Paddy Ashdoun: SHBA, e interesuar për stabilitetin në rajonin e Ballkanit

Paddy Ashdoun, ish-përfaqësues i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë, thotë se administrata e Obamës ka gjetur rrugën e duhur për të trajtuar situatën në Ballkan, duke u përqendruar fillimisht në vlerësimin e situatës.

Z.Ashdoun në prag të vizitës se z.Biden në Bosnjë çfarë mendoni se duhej pritur prej saj?

- Unë isha në Uashington para një muaji dhe është shumë e qartë se ata tani janë shumë vigjilentë nën administratën e Obamës për faktin se gjatë dy-tri vjetëve të fundit, Bosnja nuk ka ecur përpara, por ka bërë hapa pas.

SHBA-ja, mendoj unë, është e përkushtuar që në Bosnjë të rivendoset dinamika e 10-11 vjetëve më parë, e përcaktuar me Dejtonin.

Unë mendoj se në Uashington i dinë fare mirë arsyet se pse ka ndodhur një gjë e tillë. E para, ka nga ata që janë të bindur se në Bosnjë-Hercegovinë, disa politikanë, ndoshta në veçanti kryeministri i Republikës Serbe, kanë luajtur kartën nacionaliste dhe kanë punuar kundër procesit të reformave, i cili do ta bënte Bosnjën shtet funksional që plotëson kushtet për të hyrë në BE.

E dyta, mendoj se në Uashington janë të mendimit se BE-ja mund ta ketë harruar se sa serioze është situata në Bosnjë.

Them se dy janë mesazhet që zoti Biden duhet të përcjellë në Bosnjë. Njëri duhet të jetë për Sarajevën, në veçanti për Banja-Lukën. Ky mesazh është se e ardhmja për Bosnjën është vetëm një, si një shtet i vetëm, funksional dhe në gjendje që t'i bashkohet si BE-së, ashtu dhe NATO-s, dhe se ata që janë kundër kësaj, janë kundër interesave të popullit boshnjak.

Mesazhi i dytë, që ndoshta nuk do të dëgjohet në Sarajevë, por që do ta dëgjoni në Bruksel, edhe pse në tone jo aq të larta, është se SHBA-ja është e gatshme që të përfshihet më shumë në Bosnjë, por BE-ja nga ana e saj, duhet ta pranojë se edhe ajo ka punë për të bërë atje.

Ndalesa e dytë e z.Biden është Beogradi, i cili nuk është vizituar nga ndonjë diplomat i lartë amerikan që prej një çerek shekulli. A mendoni ju se përmes kësaj vizite, administrata e Obamës kërkon t'i dërgojë një mesazh të ri autoriteteve serbe?

- Them se duhet të pyesni vetë z.Biden për mesazhet. Por unë do ta merrja me mend se mesazhi i rëndësishëm për Beogradin është: Le ta lëmë Kosovën në të shkuarën, të fillojmë të ndërtojmë së bashku të vetmen të ardhme që mund të ketë Serbia, atë të njërit prej vendeve më të rëndësishëm, ose si mendojnë disa, të vendit më të rëndësishëm në Ballkan.

Le të punojmë bashkarisht për t'u siguruar që Serbia tani të fillojë të shënojë përparim në rrugën drejt së ardhmes si anëtare e BE-së dhe si anëtare e respektuar e komunitetit ndërkombëtar. Unë mendoj se ky është një mesazh që do të gjejë mirëkuptim tek Boris Tadiqi, por parashikoj që të jetë më i vështirë për t'u pranuar nga disa prej elementëve më radikalë të Serbisë që e shohin të ardhmen si kthim në të shkuarën.

Dhe tani për vizitën në Kosovë. SHBA-ja ka mbështetur Kosovën gjatë dhjetë vjetëve të fundit, dhe është një prej mbështetësve më të zjarrtë të pavarësisë. A mund të bëjë më shumë SHBA-ja për Kosovën?

- Sërish, unë mendoj se përgjigja u takon autoriteteve kosovare. Rruga e vetme përmes së cilës Kosova mund të arrijë të njihet si vend më vete nga të gjithë shtetet, është se tani ata duhet të veprojnë në mënyrë të tillë që të gjitha komunitetet e Kosovës, serbët dhe shqiptarët, të ndjehen të sigurt, t'u mbrohen të drejtat dhe të trajtohen si të barabartë.

Unë mendoj se mesazhi i rëndësishëm për Prishtinën është se ka ende shumë punë për të bërë që në veçanti, komuniteti serb i Kosovës, të ndjehet në atdheun e vet. Mund të duhet shumë kohë për ta fituar besimin e komunitetit serb, por është momenti që të fillohet nga puna për këtë. Për sa kohë nuk është arritur dhe deri në momentin kur të arrihet kjo, njohja e plotë e shtetit të Kosovës, nuk do të ndodhë.

Vizita e z.Biden pritet me interes sepse shpresohet se nga ajo do të mësohen më shumë hollësi për politikën e administratës së Obamës në Ballkan. Cili është mendimi juaj, duke u bazuar në zhvillimet e deritanishme për këtë politikë?

- Unë mendoj se ekipi i Obamës është treguar i kujdesshëm dhe e ka shfrytëzuar kohën për të bërë një vlerësim të situatës. Bosnja sigurisht nuk është në krye të hierarkisë të krizave botërore siç ka qenë, falë Zotit. Nuk është në të njëtin nivel me Afganistanin dhe Irakun dhe nuk duam që të jetë.

Unë mendoj se administrata e Obamës ka shfrytëzuar kohën për ta shqyrtuar situatën, por qendrimi im është se ajo pranon tri gjëra:

E para, se SHBA-ja është shumë e interesuar në stabilizimin e Ballkanit, e dyta, se partnere e saj në arritjen e këtij qëllimi është BE-ja, dhe se bashkëpunimi i ngushtë mes tyre është mënyra më e mirë për ta tërhequr Ballkanin në (të ardhmen në) BE dhe NATO.

E treta, është (se administrata e pranon) se e gjitha kjo varet nga gjetja e partnerëve të përshtatshëm, të cilët duan që kjo e ardhme të bëhet realitet dhe jo partnerë që duan ta shkatërrojnë atë.

BBC

KOMENTE