Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pesë fëmijë jetimë, nën kujdesin e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë
English

Pesë fëmijë jetimë, nën kujdesin e Fondacionit "Fëmijët Shqiptarë"

Tiranë, 19 maj/NOA - Ishte jo i zakonshëm udhëtimi në Fier, dje, i zonjës Liri Berisha, Presidente e fondacionit "Fëmijët shqiptarë", e cila mori pjesë në festën e organizuar me rastin e 10 vjetorit të themelimit të institutit jopublik "Numani".

Gjatë fjalës së saj, zj.Berisha vlerësoi drejtuesit e shkollës për vizionin e qartë në edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të qytetit të Fierit si dhe rezultatet e larta që kjo shkollë ka arritur.

"Me këto biçikleta simbolike do kujtoni se rruga drejt së ardhmes nuk është një rrugë e shtrembër, e mbyllur, por një lloj pedalimi drejt atyre ëndrrave që nuk i keni prekur ende", - u shpreh Liri Berisha.

***

Ashtu si është vetë fizionomia e fondacionit e dedikuar për fëmijët në nevojë, prej kohë janë ndihmuar pesë fëmijë jetimë të një familjeje të varfër e cila dy vjet më parë humbi prindërit.

Fondacioni në bashkëpunim me biznesmenë të ndryshëm kanë kontribuar për kompletimin e shtëpisë së fëmijëve me pajiste shtëpiake dhe elektro-shtëpiake.

Këtë herë impakt të veçantë pati ideja dhe kontributi i zj.Berisha për këtë ditë dhe këtë shkollë.

Duke filluar nga dita e sotme, pesë fëmijët jetimë të familjes Rrucaj që jetojnë në Levan të Fierit do të përfitojnë shkollimin, kujdesin shëndetësor, ushqimin dhe transportin falas në shkollën jopublike Numani.

Duke filluar nga Marjeta e cila është vetëm në klasën e parë e deri te fëmija i pestë jetim, Gëzimi që vazhdon klasën e tetë, të gjithë do shkojnë të arsimohen falas në institutin jopublik Numani. Është kjo shkollë që do kujdeset për ushqimin, transportin dhe kujdesin shëndetësor të këtyre fëmijëve.

Dhuratë nga fondacioni për nxënësit me rastin e kësaj feste ishin rreth 100 libra për bibliotekën dhe disa biçikleta për fëmijët e dalluar, në vijim të nismës - pedalò për jetën!

Në vijim të ndihmave që kanë filluar dy vjet më parë, në familjen Rrucaj, pikërisht ditën kur humbën prindërit, fondacioni "Fëmijët shqiptarë"në bashkëpunim me biznesin kanë realizuar kompletimin e shtëpisë së fëmijëve me orendi elektro-shtëpiake.

Për të celebruar integrimin e tyre falas në shkollën Numani, përfaqësues të fondacionit, drejtues të shkollës Numani dhe biznesmenë ishin në shtëpinë e fëmijëve jetimë në fshatin Levan të Fierit.

Të afërmit dhe fëmijët falënderuan të emocionuar për ndihmën e vazhdueshme që fondacioni dhe zj.Berisha personalisht ka dhënë për mirërritjen e tyre dhe lehtësimin e mungesës së prindërve.

Ndihma e fondacionit tonë do tua lehtësojë rritjen këtyre fëmijëve, kurse që sot, ata do të kenë një mundësi më shumë për tu shkolluar e integruar falas në një nga shkollat më të mira të Fierit, tha mes të tjerash zj.Berisha.

e.l/NOA

KOMENTE