Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skadon në mbrëmje afati për dorëzimin e listave të kandidatëve, PS-PD hermetike
English

Skadon në mbrëmje afati për dorëzimin e listave të kandidatëve, PS-PD hermetike

Tiranë, 19 maj, NOA - Skadon sot në mbrëmje zyrtarisht afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë nga ana e partive politike apo koalicioneve për zgjedhjet e 28 qershorit.

Ashtu siç bënë edhe me dorëzimin e emrave dhe të dhënave të koalicioneve politike, edhe në lidhje me dorëzimin e listave të kandidatëve, dy forcat kryesore politike, PD dhe PS, pritet që ta bëjnë një gjë të tillë në momentet e fundit.

Asnjëra prej të dyja palëve nuk i ka bërë publike deri tani dhe është treguar mjaft hermetike lidhur me publikimin e emrave të kandidatëve me të cilët kanë për t'u paraqitur në zgjedhjet e ardhshme.

Socialistët, të cilët kanë shpallur edhe programin e tyre elektoral megjithatë kanë përcaktuar në fillim të muajit disa kritere përzgjedhëse. Në këtë listë pritet të përfshihen shumë emra të rinj dhe grash të afruara nga kryetari socialist Edi Rama. Ndërkohë nga Partia Demokratike deri më tani nuk është bërë e njohur asgjë.

n.e/NOA

KOMENTE