Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE krijon fondin, për zhvillimin e shoqërisë civile në Korçë
English

OSBE krijon fondin, për zhvillimin e shoqërisë civile në Korçë

Tiranë, 20 maj NOA - OSBE në Shqipëri, në bashkëpunim me bashkinë e Korçës dhe ambasadën gjermane në Shqipëri, shpalli sot krijimin e një fondi prej 25 000 eurosh për zhvillimin e shoqërisë civile.

Fondi do të mbështesë organizata joqeveritare, grupe me bazë komunitetin dhe individë, që kryejnë veprimtari qytetare jofitimprurëse në qarkun e Korçës.

Bashkia e Korçës ka dhënë 1 milion lek (mbi 7 500 euro) për këtë fond.

"Ne kemi punuar ngushtë me bashkinë për të fuqizuar shoqërinë civile vendore, në mënyrë që ajo të ndërmarrë veprimtari me motivimin e saj dhe jo me nismën e orientuar nga donatorët," tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Robert Bosch, gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

Fondi do të bashkërendohet nga Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile në Korçë.

Qendra, e cila është ngritur në vitin 2001, si pjesë e një projekti të OSBE-së, ka institucionalizuar pjesëmarrjen e organizatave joqeveritare në proceset vendimmarrëse të bashkisë.

Ndërsa Gjermania do të ofrojë mbështetje financiare për këtë qendër në Korçë, si dhe për qendra të tjera të ngjashme në gjithë Shqipërinë.

k.k/NOA

KOMENTE