Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti korat Mesiç, Topit: Kroacia duhet ta liberalizojë regjimin e vizave përkundrejt Shqipërisë
English

Presidenti korat Mesiç, Topit: Kroacia duhet ta liberalizojë regjimin e vizave përkundrejt Shqipërisë

Zagreb, 20 maj NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, nisi sot vizitën e tij të parë zyrtare në Kroaci.

Topi u takua me presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç, të cilët ndanë të njëjtin mendim se bashkëpunimi dypalësh, veçanërisht dhe në kuadër të NATO-s, do të jetë i suksesshëm e në dobi të dy vendeve, qytetarëve shqiptarë e kroatë, të së ardhmes, në përballjen e përbashkët me të tjera sfida të rëndësishme euroatlantike. Presidenti Topi bëri një panoramë të zhvillimeve në vend duke u ndalur në ecurinë e disa prej reformave më të rëndësishme të ndërmarra në fushën e drejtësisë, të ushtrisë, ekonomisë, etj., me objektiv përmbushjen e standardeve integruese në Bashkimin Evropian

Gjatë bisedës, Kryetari i Shtetit vuri në dukje dhe përgatitjet që vendi ynë po bën për të përballuar me sukses zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit, duke e cilësuar këtë "si një moment tepër të rëndësishëm, kur klasa politike dhe qytetarët shqiptarë kanë rastin dhe duhet të dëshmojnë, përmes mbarëvajtjes së këtyre zgjedhjeve, stabilitetin e konsoliduar politik në vend, por edhe të plotësojnë një kriter thelbësor për kandidaturën e Shqipërisë për anëtarësim në BE". Nga ana e tij, Presidenti kroat Mesiç shprehu bindjen në thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, në kuadër rajonal e më gjerë. Presidenti i Kroacisë vlerësoi zhvillimet pozitive dhe reformat e ndërmarra nga shteti shqiptar, duke i cilësuar ato si një tregues i mobilizimit qytetar dhe shtetëror për përmbushjen e aspiratës së shqiptarëve për integrim në familjen e madhe evropiane, duke siguruar dhe për mbështetjen e shtetit kroat në këtë drejtim. "Sot kemi biseduar edhe mbi disa vështirësi që kemi, mbi disa pengesa që hasim në marrëdhëniet tona. Këtu kemi parasysh regjimin e vizave, dhe para së gjithash Kroacia duhet ta liberalizojë regjimin e vizave përkundrejt Shqipërisë. Përsa i përket vendit tonë mik, Shqipërisë, ajo regjimin e vet të vizave për qytetarët e Kroacisë e ka liberalizuar deri në fund" u shpreh presidenti kroat gjatë një konference për shtyp. "Dëshiroj të ndalem në dy momente mjaft të rëndësishme të bisedimeve tona. Mbi situatën e re gjeopolitike në rajon pas krijimit të shtetit të ri të Kosovës dhe mbi nevojën që ky rajon të jetë i qetë, në paqe dhe të zhvillohet ekonomikisht. Nga ana tjetër diskutuam edhe njëherë për çështjen e liberalizimit të vizave mes dy vendeve tona. Padyshim që ka qenë një predispozicion konstant i Presidentit Mesiç për nevojën e liberalizimit të vizave. Të dy ramë dakord që ka ardhur koha për ta realizuar këtë gjë konkretisht. Shqipëria i ka liberalizuar vizat për qytetarët kroatë në qershor të vitit 2002" u shpreh presidenti Topi në konferencën për shtyp.

k.k/NOA

KOMENTE