Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Daltonizmi i politikës kosovare
English

Daltonizmi i politikës kosovare

Nga Gjon KEKA*

Duke u nisur nga vetë esenca, forma dhe mënyra e brendëshme e një shteti demokratik dhe modern, Kosova lë të kuptohet si një shtet i paformuar mirë, jo funksional dhe tepër i rrezikshëm për ardhmërinë e popullit të saj. Kjo po ndodh jo se Kosova nuk e ka përmbushur përpjekjen e saj në histori për të qenë e pavarur dhe me njohje të gjerë ndërkombëtare, por nga mënyra e egër e keqmenaxhimit dhe mosvënies së themeleve të shtetit të mbikqyrur të Kosovës në shkëmbimin e të qenit shtet demokratik, juridik dhe modern. Gjithë proceset historike pozitive të këtij vendi çuan ujë në mullirin e lirisë dhe pavarësisë së saj si dhe integrimit të këtij shtetit të mbikqyrur në familjen europiane. Ndërsa proceset negative të një pjese të errët të historisë, tanimë të ndërtimit e hedhjes së themeleve shtetërore, siç duket, po çojnë ujë në mullirin me krahë, të cilin jo vetëm se një ditë do ta kapë era dhe do ta shkatërrojë, por se do ta zhysë thellë edhe vetë popullin në një ngrehinë prej së cilës shekujt e ardhshëm nuk do mund ta nxirrnin dot.

Të gjitha përpjekjet e popullit të Kosovës u bënë që ajo të ecte e lirë një ditë dhe që kjo liri dhe pavetësi, të sillte progresin e shtetit duke e vënë atë në funksion të drejtësisë dhe zhvillimin e shëndoshë të demokraicë, ekonomisë dhe të proceseve tjera integruese. Askush nuk e ka menduar së Kosova do e ketë një lloj lirie si kjo e këtyre viteve pas pavarësisë, kjo nuk është liri dhe as nuk i ngjan asaj liri thelbësore, as nuk i ngjan një shteti juridik e demokratik, por më shumë i ngjan një "robërie qejfesh pushtetarësh" dhe një shteti, i cili më shumë është "shtet i partive", sesa shtet demokratik dhe me vizion që ardhmërinë e tij ta ketë drejt bashkësisë me familjen e shteteve moderne demokratike.

Edhe pse Kosova ka një vit e ca që ka deklaruar pavarësinë e saj nën mbikqyrje ndërkombëtare, ajo ka mbetur në një status quo konceptesh mënyrash dhe veprimesh shtetërore dhe zhvillimore të procesit të ndërtimit dhe ecjes së saj si shtet i mbikqyrur.

Në skenën politike të Kosovës ende nuk është hequr qafe daltonizmi i mospamjes së plotë dhe në mënyrë reale i gjithë skeletit dhe anatomisë së shtetit të mbikqyrur të Kosovës që nga hedhja e themeleve të saj e deri te futja e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik në kapilarët modernë të procesve progresive dhe arritjes së qëllimit final të integrimit të tij.

Ajo që sot mund ta vërejë çdo mendimtar politik dhe çdo njeri që ka dioptrinë e rritur të pamjeve mendore, vë re se shteti i sotëm i mbikqyrur i Kosovës është ndërtuar mbi themele të pasigurta, sepse i ka nisur punët nga anash duke u marrë më shumë me ngjyrën e kësaj pavarësie të mbikqyrur nga jashtë, duke harruar se brenda ka shumë punë që ende nuk janë zgjidhur dhe bile ato janë shtyllat që në të ardhmen do mund ta mbajnë ose ta lëshojnë këtë shtet të mbikqyrur.

Ndërsa Kosova me një menaxhim të tillë të keq dhe me një politik të tillë daltoniste do të ngelet një shtet i zhveshur nga çdo e drejtë, ajo duhet ta largojë nga jeta e saj e brendshme vesin e keqmenaxhimit, ta heqë nga procesi mënyrën e kotë dhe zhveshëse të arsyes së rreme se gjasme po ndodhin mrekulli dhe t'i hedhin themelet e shtetit demokratike e juridik se përndryshe Kosova do i ngjasonte një shteti pa titullar dhe jofunksional.

Ndërkaq priviligjet edhe përkundër këtyre damkave fatkeqe që pushtetarët do mund t'i shkaktonin shtetit të mbikqyrur të Kosovës, si dhe vetë popullit, nuk do i mungonin pushtetarëve sepse ata janë pjese prishjes dhe ndreqjes së pamjes së këtij shteti, ata mund të jenë ruajtës dhe keqpërdorës të lirisë dhe besimit të popullit.

Orvatjet që po bëhen nga ana e pushtetarëve të Kosovës në lidhje me gjoja se Kosova është duke shkuar rrugës së integrimit në Bashkimin Europian dhe është një shtet i sigurt dhe demokratik janë të kota dhe me një frazeologji të rrejshme, e cila po e dëmton dhe do ta dëmtojë Kosovën në prezantimin e saj ndërkombëtar të të qenit shtet i mbikqyrur, sepse ajo ende nuk ka përmbushur asnjë kërkesë të Bashkimit Europian, pasi ka një shtet me një keqmenaxhim të dukshëm, me korrupsion të skajshëm dhe me një mungesë të thellë të zhvillimit ekonomik nuk mund të arrijë edhe disa vite të bëhet pjesë e familjes euorpiane, vetëm nëse ndryshohet pamja e sotme e Kosovës dhe mënyra e menaxhimi,si dhe një zhvillimi i hovshëm do mund ta ofrojë Kosovën drejt derës së BE-së.

Pushtetarët sot në skenën politike kanë harruar se janë duke shkelur mbi votën e popullit të saj, janë duke shkelur mbi përpjekjet e një historie të tërë shekujsh e vitesh të popullit dhe njerëzve të saj që menaxhuan me situata edhe më të vështira gjatë tërë historisë se sa ato tani, ndërsa sot pas lirisë dhe pvarësisë së mbikqyrur, Kosova po bëhet një vend që pushtetarët e saj me duart e tyre po e shembin ardhmërinë dhe përpjekjet e të gjithë shqiptarëve në historinë e tyre të shtet-ndërtimit. Premtimet e dhëna nga ana e pushtetarëve të Kosovës tani nuk kanë më asnjë vlerë, sepse nuk janë përmbushur, hipokrizia qesharake dhe iluzionet tani janë të pashme dhe të zbuluara nga ana e popullit karshi pushtetarëve dhe s'ka mbetur gjë tjetër te populli veç të mos besojë më dhe të kërkojë alternativa të tjera.

Kosovën, pushtetarët e saj po e bëjnë një ishull të çuditshëm dhe se ky ishull po i ngjason më shumë "ishullit të Korsikës", i cila sapo ishte çliruar nga zgjedha e rëndë dhe normalisht se e meritonte që në ditët në vijim të jetonte i lirë pasi kishte hequr prangat. Por ajo pas këtij çlirimi ishte futur në një amulli dhe qorrsokak saqë kërkonte ndonjë të urtë që ta mësonte se si ta ruante lirinë, e cila ishte sublime dhe me vlerë ta pakontestueshme për të.

Kështu edhe Kosova dhe populli i saj i cili është zhytur në një zhgënjim dhe mosbesim të thellë ndaj pushtetarëve të saj do mund të vijë në përfundim se më e rëndësishme është për të se si ta ruajë lirin dhe pavarësinë e saj, si dhe t'i mbajë si diçka të shtrenjtë se në të kundërtën, do të mundë që në mungesë të njerëzve të urtë, të bjerë pre e politikave daltoniste dhe e humbjes së plotë të atyre atributeve për të qenë shtet demokratik me synime dhe vizion të integrimi të saj në Unionin Europian.

Â

* Autori është politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare

Â

KOMENTE