English

Dyshohej për aktivitet tregtimi lënde narkotike, kapet në flagrancë me disa gramë

Durrës, 21 maj, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 27-vjeçarin Emilian Kryeziu, banues në lagjen nr.3 të këtij qyteti, pasi dyshohej se ushtronte aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, shërbimet e policisë dispononin të dhëna se 27-vjeçari ushtronte një aktivitet të tillë dhe gjatë një kontrolli që iu, iu  gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 22.05 gram lënde narkotike e llojit Canabis Sativa e ndarë në gjashtë qese farmaceutike.

Materialet do t'i kalojne Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike" të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE