Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Humbet kontrollin e motoçikletës, plagos veten, pasagjerin dhe një kalimtare rruge
English

Humbet kontrollin e motoçikletës, plagos veten, pasagjerin dhe një kalimtare rruge

Durrës, 21 maj, NOA - Humbja e kontrollit të motoçikletës, i ka kushtuar një drejtuesi plagosjen jo vetëm të vetes së tij, por edhe dy personave të tjerë që ndodheshin pranë, në momentet kur ka ndodhur aksidenti rrugor.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pranë shkollës "Marie Kaculini", pasi 27-vjeçari Elvis Mustafa, duke drejtuar motorçikletën e tij me targë B2207310 ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është rrëzuar.

Si pasojë, është dëmtuar vetë Mustafa, pasagjeri i tij Shkëlzen Hoxha, 23 vjeç, si dhe një këmbësore, e cila po kalonte në rrugë, banuese në Durrës.

Të tre të dëmtuarit ndodhen në spitalin rajonal të qytetit për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar fraktura të shumta, por gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pasi u kanë dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve, kanë konstatuar një pistoletë marke, e cila ndodhej në një çantë të vogël në kasën e motorçikletës.

n.e/NOA

Â

KOMENTE