Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Incidenti me të verbrit, shoqërohet i dyshuari, KSHH: Dhuna çnjerëzore
English

Incidenti me të verbrit, shoqërohet i dyshuari, KSHH: Dhuna çnjerëzore

Tiranë, 21 maj NOA - Protesta e 100 të verbërve që u zhvillua sot para kryeministrisë, ka pasuar me një incident.

Një person civil ka dhunuar dy gra të verbra, dhe më pas është larguar duke shpëtuar paq megjithëse aty ishin të pranishëm punonjës të gardës dhe të policisë së shtetit.

I dyshuari i identifikua dhe u shoqërua disa orë më vonë nga policia.

Sipas policisë i dyshuari është Pëllumb Borshi dhe njihet si biznesmen.

Ai u shoqërua dhe po merret në pyetje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Shoqata e të Verbërve tuboi sot para kryeministrisë ku të lidhur me litar, në mënyrë demostrative, ata kanë zënë një nga hyrjet e selisë për të protestuar lidhur me kërkesat e tyre, të cilat nuk plotësohen prej vitesh.

Pranë protestuesve kanë mbërritur punonjësit e Gardës dhe policia e shtetit të cilët ishin të papërgatitur për këtë protestë dhe fillimisht ata rrethuan protestuesit e më pas tentuan largimin me forcë të tyre.

Por Garda dhe policia janë përballur me rezistencën e protestuesve.

Por ndërsa tubimi vazhdonte qetësisht, një person me një çantë në dorë iu është afruar protestuesve dhe fillimisht ka debatuar me dy gra dhe më pas ka vonë dorë mbi to.

Më pas ai u largua ndonëse gjithçka ndodhi në prani të Gardës dhe punonjësve të policisë.

Lidhur me këtë incident ka reaguar Komiteti Shqiptar i Helsinkit duke e quajtur këtë ngjarje çnjerëzore.

"Sot Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë tuboi në mënyrë paqësore para Kryeministrisë. Ata kërkonin takim me kryeministrin ose me ndonjë person tjetër të autorizuar prej tij. mendon se ky tubim paqësor i një shtrese të tillë, pavarësisht se sa dhe në ç'masë janë të Â bazuara pretendimet e tyre kërkon vëmendje të veçantë, dhimbsuri dhe durim për ti bindur ata mbi mundësitë ose jo për të plotësuar kërkesat e tyre" thuhej në deklaratën e KSHH.

"KSHH e sheh të nevojshme të reagojë publikisht pasi shihej qartë dhuna brutale dhe ç'njerëzore e ushtruar në këtë tubim ndaj tre grave të verbëra. Është revoltuese fakti që personi që kreu këtë akt të dënueshëm u largua qetësisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

KSHH i bën thirrje organeve kompetente që të veprojnë me urgjencë dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore personin që kreu një akt të tillë në një vend publik dhe me një mospërfillje të dukshme. Aktualisht i rëndësishëm është identifikimi dhe ndalimi i personit dhunës, kushdo qoftë ai, punonjës i gardës, i policisë apo nënpunës i shtetit.

KSHH sugjeron që lidhur me këtë akt të sqarohet me transparencë në mënyrë të veçantë, Shoqata e të Verbërve" thuhej më tej në deklaratën e KSHH-së

Ndërkohë që pas incidentit, reagoi edhe Ministria e Brendshme e cila sqaroi se personi, i cili paraqitet si autor i një incidenti me një qytetare të shoqatës së të verbërve

përpara godinës së Kryeministrisë, nuk është personel i Gardës së Republikës dhe as

i strukturave të Policisë së Shtetit dhe se strukturat e policisë po kryejnë verifikimet dhe sqarimet përkatëse.

Pasditen e sotme u bë i mundur dhe identifikimi i të dyshuarit i cili është Pëllumb Borshi.

k.k/NOA

KOMENTE