Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI për sms e Berishës: Askush s'ka të drejtë të dhunojë jetën private të qytetarëve
English

LSI për sms e Berishës: Askush s'ka të drejtë të dhunojë jetën private të qytetarëve

Tiranë, 21 maj/ NOA - "Askush nuk ka asnjë të drejtë që të dhunojë jetën private, duke çuar mesazhe në celularët privatë të qytetarëve shqiptarë dhe aq më pak Sali Berisha".

Kjo ishte deklarata e sotme e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili doli para gazetarëve në një konferencë të posaçme për shtyp.

Ai evidentoi se "prej disa ditësh celularët tanë po sulmohen vazhdimisht nga mesazhe elektorale të Sali Berishës:.

Kurse apeloi se "Kryeministri Berisha duhet të kuptojë se nuk jemi në diktaturën e proletariatit dhe askush nuk ka asnjë të drejtë që të dhunojë jetën private, duke çuar mesazhe në celularët privatë të qytetarëve shqiptarë dhe aq më pak Berisha".

Por, meqë Berisha na i dhunoi celularët tanë, - vijoi Vasili, - publikisht po i japim mendimin tonë meqë na e ka kërkuar.

"Sa i takon krimit ai ka shkuar aq larg sa po sulmon tani edhe banesat e qytetarëve. Sa i takon korrupsionit, arritja më e madhe e korrupsionit, ka qenë Gërdeci dhe Berisha le të krenohet me të", - tha Vasili.

Sa i takon rrugëve mijërat e kilometrave sipas LSI, janë vetëm në fantazinë e Berishës ndërsa në realitet ato janë vetëm shirita të prerë rrugësh, të pafilluara kurrë, janë qindra e qindra fshatra që dergjen pa rrugë në baltë e pluhur.

Sa i takon ujësjellësve edhe ata janë inauguruar vërtet, por ujë qytetarët dhe fermerët nuk marrin asnjë pikë dhe për ujë digjet edhe qendra e Tiranës, evidenton faktin mëse të saktë, z.Vasili.

Kurse shton: "Fëmijët shqiptarë kanë kaluar në shkolla pa ngrohje, dimra në të ftohtë dhe në kushte të rënda higjenik edhe pse Berisha premtoi se do fuste në burg këdo që nuk do siguronte ngrohje në shkolla".

Për LSI, prindërit tanë vërtet dëgjojnë për dyfishimin e pensioneve, por në "sportelet e pensioneve marrin gati aq para sa kanë marrë më parë dhe përballen me çmime shumë më të larta, që kanë bërë realisht pensionet e tyre më të vogla se më parë".

LSi thotë edhe se investimet janë shtuar, por vetëm në imagjinatën e Berishës, sepse "nëse ato do të ishin shtuar realisht, nuk do të kishim këtë papunësi të frikshme që ka pllakosur vendin e që thellohet dita-ditës".

Këtu vjen një thirrje për Berishën: "Po ia themi hapur dhe publikisht Kryeministrit se në 28 Qershor përgjigja për këto mesazhe të tij, do të jetë shumë e fortë dhe e qartë me votën e qindra e mijëra shqiptarëve, prandaj e këshillojmë të mos shpenzojë me para nga taksat e shqiptarëve për mesazhe të tilla humbëse".

Më poshtë, teksti i plotë i SMS dërguar nga numër i shkurtër i Eagle Mobile dhe Vodafone Albania:

Nga Sali Berisha:

Zonjë/Zotëri,

Së bashku eliminuam 204 banda, shpëtuam nga korrupsioni, katër miliardë dollarë, rritëm dhe dyfishuam rroga dhe pensione, ndërtuam dhe rindërtuam 5 900 kilometra rrugë, 1 012 shkolla, mbi 700 ujësjellës e kanalizime, pesëfishuam investimet, firmosëm 5 miliardë euro investime të huaja, pritëm 2.7 milionë turistë.

Jemi në NATO dhe brenda një viti do të lëvizim pa viza në Bashkimin Evropian.

Të lutem, më shkruaj në 067 20 00410, çfarë të intereson në katër vitet e ardhshme.

Me respekt, Sali Berisha

Lexoni më shumë mbi këtë argument, duke klikuar këtu

KOMENTE