Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Kërkimi , vihen në pranga 4 persona të shpallur në kërkim
English

Operacioni "Kërkimi", vihen në pranga 4 persona të shpallur në kërkim

Korçë, 21 maj, NOA - Në kuadër të operacionit të koduar "Kërkimi", forcat e policisë së Korçës, në bashkëpunim me shërbimet e Kufirit dhe Migracionit, kanë mundur të kapin 4 persona të cilët ishin shpallur në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, njëri prej tyre është 23-vjeçari Kristo Boro, banues në fshatin Rëmbec, i shpallur në kërkim pasi ka vjedhur një dyqan ushqimor, ndërsa personi i dytë që është kapur prej forcave të policisë, quhet

Sandri Maliqllari, 25 vjeç dhe banues në fshatin Sheqeras të Korçës.

Bëhet e ditur se me një vendim të gjykatës së Korçës, ai është dënuar me 5 muaj e 10 ditë heqe lirie për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Ndërkaq, në listën e të kapurve prej operacionit "Kërkimi" figurojnë edhe dy persona të tjerë pasi gjykata me anë të vendimeve të posaçme ua ka konvertuar dënimin për vepra të caktuara penale nga pagesa gjobash, në ditë burgimi, të cilin janë të detyruar ta kryejnë sipa ligjeve në fuqi.

Kështu, policia ka kapur 23-vjeçarin Markel Rakipllari, banues në fshatin Sovjan të Korçës, pasi i është konvertuar dënimit nga gjobë në 10 ditë burg, për veprën penale të "Dëmtimeve të tjera me dashje" parashikuar nga neni 90/1 i Kodit Penal.

Si edhe Aurel Koçibelli, 36-vjeç, banues në fshatin Qatrom të Drenovës, të cilit i është konvertuar dënimi me 150.000 lekë, për veprën penale të "Mashtrimit" në 30 ditë burg për shkak të mospagesës së saj.

n.e/NOA

KOMENTE