Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Edi Rama në një festë verore me studentë në Durrës
English

PS, Edi Rama në një festë verore me studentë në Durrës

Durrës, 21 maj NOA - Kreu i PS-së organizoi mbrëmë një festë verore në sheshin Tulantia në Durrës ku morën pjesë mbi 1300 studentë.

Edi Rama foli me ta për planin e politikës së re për të përmirësuar standardet në arsim për të krijuar më shumë mundësi punësimi për të rinjtë.

"Unë dua t'iu them se politika është në dorën tonë. Përmes zemrave tona të bashkuara dhe mendjeve tona të bashkuara. Ne mund ta kthejmë politikën në një instrument për të bërë të mundura sot gjëra që duken të pamundura. Mund ta kthejmë politikën në ilaç për të shëruar plagë që sot duken të pashërueshme. Mund ta kthejmë politikën në krahë që të na ndihmojnë drejt stacionesh që duken të paarritshme" u shpreh Rama para studentëve. "Gjatë gjithë këtyre viteve politika ju ka treguar anën e saj më negative. Gjatë gjithë këtyre viteve politika ju ka mësuar gjëra për të cilat askush ndër ne nuk ka nevojë dhe nuk ka arritur t'ju mësojë gjëra për të cilat ju keni nevojë. T'ju mësojë atdhe-dashurinë, t'ju mësojë kulturën e dijes dhe të punës, t'ju mësojë kulturën e respektit për njëri-tjetrin. Politika na ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve shembuj të mungesës së kulturës së punës, shembuj të mungesës së respektit për njëri-tjetrin, shembuj të mungesës së dashurisë për vendin" shtoi më tej kreu i PS-së Â

 Ai shtoi më tej se "nuk kam ardhur këtu që t'ju premtoj gjëra që nuk bëhen. Unë kam ardhur këtu që t'ju them edhe sot se shumëçka ne mund ta bëjmë së bashku. Në rast se ne i japim njëri-tjetrit mundësinë për ta dëgjuar njëri-tjetrin, në rast se ne e shohim në sy njëri-tjetrin dhe i japim dorën njëri-tjetrit për t'u bërë më të fortë, pa asnjë dyshim ne mund t'i japim vetes, mund t'i japim qytetit dhe vendit tonë një shpresë të re që është një shpresë që buron nga fuqia legjitime e ëndrrave tona, që është një shpresë që buron nga dëshirat legjitime për një vend më të mirë'.

k.k/NOA

KOMENTE