English

PS, Rama: Indinjatë për atë çka ndodhi para Kryeministrisë

Tiranë, 21 maj NOA - Kryetari i Partisë Socialiste ka reaguar sot për incidentin që ndodhi para kryeministrisë kur një person dhunoi dy protestuese të verbra.

"Një fjalë e urtë e popullit thotë: "hallin që s'ma zgjidh, të paktën ma qaj."

Sot unë e fillova ditën në minierën e Bulqizës, ku pash hallin e madh të pazgjidhur e të paqarë të atyre skllevërve të shekullit të ri në mes të Evropës, dhe sot në këtë pasdite, shpreh indinjatën time, për atë që ndodhi me të verbrit përpara kryeministrisë" tha Rama.

"Kjo qeveri, e paaftë për të zgjidhur hallet e njerëzve në nevojë, dhe njëkohësisht e pandjeshme për t'i qarë këto halle, së paku duke u njohur atyre njerëzve dinjitetin, është shëmbëlltyra e fundit e një politike të vjetër. E një politike të vjetër pa zemër për të ndjerë problemet e njerëzve, pa veshë për të dëgjuar hallet dhe shqetësimet e tyre dhe pa sy për të parë se në çfarë gjendje ata përpëliten" shtoi më tej kreu i PS-së.

Sipas tij kjo qeveri është një shëmbëlltyrë e të shkuarës të cilës po i afron fundi.

k.k/NOA

KOMENTE