Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sondazhi i Gani Bobi për Tiranën, PD 47 për qind, PS 44.2 për qind
English

Sondazhi i "Gani Bobi" për Tiranën, PD 47 për qind, PS 44.2 për qind

Tiranë, 21 maj, NOA - Sondazhi i fundit i Institutit "Gani Bobi" për Tiranën, ka nxjerrë fituese Partinë Demokratike me rezultatin 47 për qind, kundrejt Partisë Socialiste me 44.2 për qind.

Sipas rezultateve të këtij sondazhi, publikuar në TV Klan, nëse qytetarët do të votonin sot për qarkun e Tiranës, ata do të zgjidhin së pari PD-në si partinë e tyre të preferuar, pastaj PS-në dhe më pas sipas renditjes, LSI-në me 3.9 për qind dhe G 99 me 1.5 për qind.

Partitë e tjera të djathta në këtë sondazh listohen me rezultatin 2.9 për qind, ndërsa partitë e majta me rezultatin 0.5 për qind.

Ndërkaq, të pyetur nëse i dispononin mjetet e duhura të identifikimit, të anketuarit u janë përgjigjur në nivelin prej 46.3 për qind se i disponojnë, ndërsa 28.1 për qind deklarojnë se nuk kanë aplikuar fare për t'i përfituar ato.

Nga ana tjetër, 70 për qind e të anketuarve pohojnë në masën prej 70 për qind se i kanë dokumentet personale për të dalë në zgjedhje si pasaporta dhe 21 për qind se nuk kanë aplikuar për t'i marrë ato.

Më poshtë gjeni tabelën e plotë:

PD 47 për qind

PS 44.2 për qind

LSI 3.9 për qind

G99 1.5 për qind

e.l/NOA

KOMENTE