Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti rrugor, drejtuesi i automjetit Benz plagos rëndë kalimtaren në rrugë
English

Aksidenti rrugor, drejtuesi i automjetit Benz plagos rëndë kalimtaren në rrugë

Durrës, 22 maj, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 19-vjeçarin Andi Xheka, lindur dhe banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip Benz veturë me targë TR 0001 L, ka aksidentuar këmbësoren Sherife Bani, banuese në fshatin Tapizë të Krujës, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë - Krujë, në afërsi të shkollës 9-vjeçare "Bakushe Visha" Fushë Krujë.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Krujës për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE