Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha thirrje Ramës: Dil në ballë të garës, mos u fshih pas moskandidimit
English

Basha thirrje Ramës: Dil në ballë të garës, mos u fshih pas moskandidimit

Elbasan, 22 maj, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Lulëzim Basha, gjatë një takimi që ka zhvilluar me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Elbasan, ka deklaruar se "Edi Rama ka ngelur në çdo provim të dhënë para qytetarëve të Tiranës, prandaj nuk ka kurajo të futet në provimin e 28 qershorit".

Duke iu referuar moskandidimit të Edi Ramës për deputet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ai tha se "i vetmi provim që nuk ka humbur Rama, është ai i dhënies së shumicës së lejeve të ndërtimit bashkëpunëtorëve të tij"

"Z.Rama. Ti duhet të dalësh në ballë të garës, duhet ta japësh provimin që ta marrësh provimin. Në çdo provim që ke dhënë ke ngelur prandaj nuk ke faj që nuk futesh dhe në këtë provim sepse e ke humbur aforfe", i bëri thirrje Basha nga Elbasani kryesocialistit Edi Rama.

Ministri i ka siguruar të rinjtë e Elbasanit, e përmes tyre, të rinjtë e të gjithë Shqipërisë se procesi i heqjes së vizave është në rruge të mbarë dhe se, ashtu siç është premtuar, brenda vitit të parë të mandatit të dytë të qeverisë së kryeministrit Berisha, do të lëvizin lirisht nëpër Hapësirën Shengen.

n.e/NOA

KOMENTE