Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ronaldo dhe Ronaldinjo, jashtë ekipit kombëtar të Brazilit
English

Ronaldo dhe Ronaldinjo, jashtë ekipit kombëtar të Brazilit

Brazil, 22 maj, NOA - As lojtari Ronaldo dhe as ai Ronaldinjo, nuk janë caktuar të marrin pjesë në ndeshjet e mbetura për Botërorin 2010, apo të jenë pjesë e Kupës së Konfederatave nën fanellën e ekipit kombëtar të Brazilit.

Duket se Ronaldo, i cili është në një formë të mirë golashënuese në fanellën e Corinthians dhe Ronaldinjo, i cili po vazhdon të paraqitet mirë në fanellën e Milanit, nuk janë preferuar që të zgjidhen nga përzgjedhësi i Brazilit, Carlos Dunga, për listën e lojtarëve, të cilët do të luajnë në ndeshjet e mbetura për Botërorin 2010 dhe do të jenë pjesë e Kupës së Konfederatave.

Ekipi i publikuar nga Dunga do të luajë në dy ndeshjet e radhës kualifikuese për kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010, kundër Uruguait dhe Paraguait, më 6 dhe 10 qershor, ndërsa i njëjti ekip do të përfaqësojë Brazilin edhe në Kupën e Konfederate nga 14 deri më 18 qershor. "Ekipi kombëtar gjithmonë ka lojtar të kualitetit të lartë dhe gjithçka varet nga trajneri. Një numër i madh i faktorëve merren parasysh para se të sjellim vendime", ka thënë Dunga lidhur me një fakt të tillë.

Në lista janë përfshirë emra të tillë si Julio Cesar, Daniel Alves, Andre Santos, Anderson, Gilberto Silva, Robinho etj, veç jo ikonat e futbollit brazilian në botë, Ronaldo dhe Ronaldinjo.

n.e/NOA

Â

KOMENTE