Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlerat e familjes- vlera të shoqërisë , aktivitet për familjen nga shoqata Tirana
English

"Vlerat e familjes- vlera të shoqërisë", aktivitet për familjen nga shoqata "Tirana"

Tiranë, 22 maj, NOA - Shoqata "Tirana" e themeluar në vitin 1991, ka zhvilluar veprimtarinë me temë "Vlerat e familjes- vlera të shoqërisë", gjatë së cilës, në referatet e tyre, kryetari Arben Tafaj, drejtoresha në UNICEF Arlinda Ymeri etj, ndriçuan disa aspekte pedagogjike-edukative të familjes shqiptare pas viteve '90 dhe asaj tiranase në veçanti.

"Nuk është e mundur të kopjoheshin të gjitha modelet perëndimore të jetesës e familjes ashtu sikurse as nuk ka qenë e nevojshme të bëhej kjo për shumë prej tyre, sepse vendi dhe populli ynë ka traditat e veta historike specifike. Në këtë kuadër spikasin tipare të tilla si ndihma dhe solidariteti familjar në kushtet e dukurisë masive të migracionit të brendshëm dhe të jashtëm, të varfërimit të një pjese të popullsisë, të kujdesit për njerëzit me aftësi të kufizuara fizike dhe jetimët, që përsëri familja shqiptare i ka përballuar me dinjitet dhe origjinalitet", u shpreh Ymeri.

Arben Tafaj nga ana e tij, shpalli dhënien e titullit të fisnikërisë së Tiranës për dy personalitete të shquara vendase: Enver Maçi, pionier i volejbollit shqiptar, dhe Bedri Alimehmeti, publicist dhe veprimtar i shoqatës.

Në fund të pranishmëve iu shpërnda nga një libër - broshurë shkruar nga Ismail Demneri dhe Shyqyri Rreli ku sillen argumenta të shumta për traditat historike, patriotike, intelektuale të tiranasve, përkundër disa shkrimeve dhe veprimeve denigruese të kohëve të fundit.

b.s/NOA

KOMENTE