English

Fëmija 3-vjeç, ble online buldozerin 12.000 dollarë

Zelandë, 23 maj, NOA - Vogëlushja tre-vjeçare Pipi Quinlan nga Zelanda e Re, një mëngjes është zgjuar dhe i është vërsulur me vrap kompjuterit.

Pasi ka kryer vetëm disa klikime në shfletuesin Internet Explorer, ajo ka hyrë në faqen e ankandeve "TradeMe", ku figuronte e regjistruar nëna e saj dhe duke klikuar sërish sipër saj, ka porositur brenda kësaj faqeje një buldozer të vërtetë Kobelco me vlerë prej 12.000 dollarësh. Por e ëma për fat ka qenë mjaft e shpejtë për të zbuluar gabimin dhe të ndalojë ankandin.

"Për transaksionin e kam kuptuar pasi që e kam pranuar një E-mail nga faqja TradeMe me njoftimin se kam fituar në ankand, derisa në E-mailin e dytë më ka ardhur mbështetja e shitësit i cili shkruante se do të më pëlqente buldozeri pa masë. E kam kuptuar se bëhet fjalë për 12.000 dollarë dhe kam mbetur e shokuar", ka thënë e ëma Sarah. Për fat të mirë, koordinatorët e faqes "TradeMe" kanë qenë aq të kuptueshëm sa që kanë mbuluar shpenzimet e vendosjes së re në ankand të buldozerit.

n.e/NOA

KOMENTE