Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Rama në Sheqeras: Pas 28 qershorit, një qeveri që do jetë e qytetarëve
English

PS, Rama në Sheqeras: Pas 28 qershorit, një qeveri që do jetë e qytetarëve

Korçë, 23 maj NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë sot në komunën e Sheqerasit të qarkut Korçë.

Rama se bashku me kandidatët për deputetë qarkut Korçë, Blushi, Dalipi, Majko Kodheli e Ahmetaj kanë preferuar të zhvillojnë takime në çdo rrugicë të kësaj komune duke folur me banorët e saj për problemet e tyre, por edhe për rrugëzgjidhjet që ofron PS me Programin e saj qeverisës.

Banorët e kësaj komune i kanë shprehur krerëve socialistë se u mungojnë nevojat jetike të këtij vendi.

"Asgjë nuk është e pamundur nëse ne jemi të gjithë bashkë. Ne besojmë se nuk është e pamundur që ne të ulim koston e prodhimit, që ne t'ua japim naftën pa akcizë, që ne t'ju mbështetim për farërat, për plehrat, për pesticidet, që ne t'ju qëndrojmë pranë dhe t'ju garantojmë rrugët e nxjerrjes së prodhimit në treg, që ne t'ju mbrojmë nga konkurrenca e pandershme dhe e padrejtë, dhe që ne t'ju japim krahët që ju kanë munguar deri sot, për të vrapuar drejt një të ardhme që me patjetër do të jetë e ndryshme nga e sotmja" u shpreh Rama. Â

"Votojeni Partinë Socialiste që nesër të mos e keni qeverinë në kutinë e televizorit, por këtu pranë jush. Ta keni qeverinë aty në fushë, ku hidhet fara e prodhimit tuaj, aty në rrugë ku duhet të vijë për të gjithë uji i pijshëm në shtëpitë tuaja, aty pranë tek shkolla ku duhet të mësojnë fëmijët tuaj. Votojeni Partinë Socialiste në mënyrë që nesër të na keni përsëri këtu, siç na keni sot, që të diskutojmë dhe vendosim së bashku dhe të hedhim së bashku çdo hap për të rritur mirëqenien dhe cilësinë e jetës në fshatin tuaj, për të rritur dinjitetin dhe respektin për vendin tonë të përbashkët, për Shqipërinë e shekullit të ri."

shtoi më tej kreu i PS-së Rama.

k.k/NOA

KOMENTE