English

G99, Veliaj: Lëvizja e re do të sfidojë politikën e vjetër të Nanos e Berishës

Tiranë, 24 maj NOA - G99 hapi sot në pallatin e sportit "Asllan Rusi", Konventën e Parë Kombëtare ku prezantoi programin dhe kandidatët e saj për deputetë.

Pas fjalës së secilit kandidatët, mori fjalën edhe kreu i G99, Erjon Veliaj.

"Shqipëria nuk është një ruletë, tavoline bixhozi ku mund të hidhni gurët kur ju teket" tha Veliaj i cili shtoi se sot është një ditë historike për Lëvizjen e re që do të sfidojë politikën e vjetër të Nanos e Berishës.

"Kemi një kryeministër-mjek dhe askush nuk guxon të kurohet në spitalet shqiptare. Sesi kishte mundësi që kishim një kryeministër ekonomist dhe prishte lekët e veta dhe të shqiptarëve nëpër kazino" tha në fjalën e tij lideri i G99.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për ndryshim duke deklaruar se "Ndryshim, ndryshim më 28 Qershor. T'i tregojmë Nanos dhe Berishës se ne e duam shumë Shqipërinë që ta lëmë në duart e tyre". Gjatë fjalës së tij Veliaj ka ironizuar kryeministrit për sms që i dërgoi qytetarëve.

"Të vetmet gjëra që afronte ai mesazh janë skandalet e qeverisë dhe familjarëve të tij" u shpreh Veliaj. Â më tej Erion veliaj bëri të ditur tre shtyllat kryesore të programit të G99, ku sipas tij janë arsimi, punësimi dhe vota e emigrantëve.

k.k/NOA

KOMENTE