Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komiteti i Helsinkit: Fushata, e mbushur me fyerje dhe shpifje mes partive
English

Komiteti i Helsinkit: Fushata, e mbushur me fyerje dhe shpifje mes partive

Tiranë, 25 Maj NOA - Më 28 maj 2009, sipas Kodit Zgjedhor, fillon fushata për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. Në fakt, partitë politike kanë disa muaj që e kanë filluar këtë fushatë, edhe pa qenë të regjistruara nga KQZ-ja si subjekte zgjedhore.

Komiteti Shqiptar të Helsinkit, si një organizatë joqeveritare me përvojë në fushën e monitorimit të zgjedhjeve, tha sot se ka ndjekur me vëmendje takimet e herëpashershme të përfaqësuesve të partive politike me shtresat e ndryshme të elektoratit, përfshirë këtu konferencat e shtypit dhe debatet televizive.

"Është e kuptueshme për të gjithë se, fushata zgjedhore nuk mund të zhvillohet pa debate. Prandaj, nuk mund të përjashtohen gjatë fushatës, rastet e retorikave pasionante, madje edhe të ndonjë teprimi. Por, sipas mendimit tonë, kryesorja është aftësia për të shpalosur me argumente bindëse, alternativat dhe programet e subjekteve përkatëse zgjedhore dhe jo akuzat e ndërsjella të shoqëruara me fyerje dhe shpifje deri edhe në cënimin e të drejtës së privatësisë", - deklaron Helsinki shqiptar.

KShH me keqardhje konstaton se edhe në fushatën për zgjedhjet e këtij viti në disa raste etika zgjedhore është zëvendësuar me gjuhën e cinizmit e të urrejtjes.

Është pikërisht kjo, arsyeja që KShH i bën thirrje subjekteve zgjedhore, në radhë të parë partive më të mëdha të mazhorancës qeverisëse dhe të opozitës, të shmangin çdo qëndrim apo veprim që do të acaronte atmosferën e fushatës dhe nuk do ti shërbente zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pakontestuara.

KShH thotë se e shikon të nevojshme të theksojë se propaganda zgjedhore e ngarkuar me elementë që synojnë denigrimin e kundërshtarit politik dhe që personalizohet duke cënuar dinjitetin e njeriut, nuk ka asgjë të përbashkët me debatin konstruktiv dhe normat e kulturës demokratike.

Në këtë vështrim, KShH sugjeron që vetë partitë politike (subjektet zgjedhore), nëpërmjet një akt-marrëveshjeje, ose kodi paraprak zgjedhor, të shprehin publikisht angazhimin dhe gatishmërinë e tyre se do të zhvillojnë një fushatë të ligjshme, të kulturuar, pa konflikte dhe pa eksese të tilla, që mund të tensiononin situatën në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

Sipas KShH, po të shihet e arsyeshme, një nismë e tillë mund të ndërmerrej edhe nga Presidenti i Republikës që përfaqëson unitetin e popullit dhe që në raste të veçanta, ndërhyrja dhe kontributi i tij, do të ishin mjaft të nevojshëm dhe të dobishëm.

Në krye të KShH deri pak ditë më parë ka qenë Vasilika Hysi e cila tani kryeson listën kombëtare të emrave të PS për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit.

Në vend të Hysit, në krye të organizatës tani është Aurela Anastasi, eksperte në fushën e të drejtës kushtetuese dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut.

e.l/NOA

KOMENTE