Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marok, 11 njerëz vdesin gjatë një koncerti nga mungesa e sigurisë
English

Marok, 11 njerëz vdesin gjatë një koncerti nga mungesa e sigurisë

Maroko, 25 maj, NOA - Njëmbëdhjetë njerëz të vdekur ka qenë bilanci fatal i një festivali që ishte përgatitur për t'u organizuar në Marok.

Bëhet fjalë për festivalin vjetor të muzikës Mavazine, në të cilin ishin parashikuar të merrnin pjesë yje si Alicia Keys dhe Kylie Minogue.

I parashikuar të zhvillohej në qytetin Rabat, ky festival u shoqërua me një tragjedi të madhe, për shkak se publiku i përbërë prej më shumë se 70 mijë spektatorësh, nuk u arrit të menaxhohej si duhet nga forcat e sigurisë së caktuara.

I gjithë ky publik u mblodhën në stadiumin ku zhvillohej festivali, për të ndjekur nga afër këngëtarin maroken Abdelaziz Stati, por sigurimi ishte i pafuqishëm për të kontrolluar turmën e madhe, kur u thye gardhi rrethues dhe pesë gra, katër meshkuj dhe dy fëmijë vdiqën në turmë. Sipas të dhënave, rreth 40 njerëz tjerë janë lënduar dhe kjo iu shtohet rezultateve të tjera të kësaj tragjedie.

KOMENTE