English

Qeveria gjermane në dilemë, kujt do t'ia japë kompaninë e makinave Opel

Berlin, 25 maj, NOA - E ardhmja e OPEL-it, ndërmarrja e njohur gjermane për prodhimin e automjeteve, vazhdon të qëndrojë në qendër të konsultimeve të qeverisë federale gjermane.

Sipas ekspertëve të ekonomisë gjermane, subjekti i prekur nga kriza e thellë ekonomike, nuk mund të shpëtojë nëse nuk bashkëpunon në mënyrë emergjente me ndonjë kompani tjetër.

Sipas të dhënave, qeveria gjermane është duke shqyrtuar ofertat e tre sipërmarrjeve aktuale për të investuar në këtë koncern të prekur nga kriza ekonomike dhe pritet që gjatë kësaj jave të merret edhe një vendim përfundimtar lidhur me një fakt të tillë.

Të tre të interesuarit për Opelin, të cilët kanë paraqitur edhe ofertat e tyre, janë përfaqësuesit e koncernit italian Fiat, ata të koncernit kanadezo-austriak Magna si edhe investitori financair amerikan Rippleëood.

Por duket se asnjëri prej tyre nuk po ia mbush vërtet mendjen ministrit të Ekonomisë Karl -Theodor zu Guttenberg.

E megjithatë, këtë javë qeveria gjermane duhet të vendosë për njërin nga të tre, ndryshe e ardhmja e Opelit do të jetë vërtet kaotike.

n.e/NOA

Â

KOMENTE