English

Sherri, i riu plagos me armë zjarri një 52-vjeçar

Kavajë, 25 maj/ NOA - Një djalë në moshë të re, i është vërsulur një burri në moshë dhe ka hapur zjarr ndaj tij, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gozë të rrethit Kavajë, bënë të ditur sot për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare policore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë sqaruan se u krye arrestimi në flagrancë i 20-vjeçarit Flamur Meci, lindur në Kukës dhe banues në fshatin Prezë, Tiranë.

"Arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se ka goditur me armë zjarri, për motive të dobëta, në fshatin Gosë, 52-vjeçarin Latif Sokoli, lindur dhe banues në fshatin Gosë, Kavajë.

Policia tha se 52-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit, ku mjekët pohuan se pas ndërhyrjes mjekësore, ai është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e krimit, një pushkë model 56, kurse materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale të "Vrasjes me paramendim mbetur në tentativë" dhe "mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

a.k/NOA

KOMENTE