Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama dhe West Side Family prezantojnë këngën e fushatës, Çohu për ndryshim
English

Edi Rama dhe West Side Family prezantojnë këngën e fushatës, "Çohu" për ndryshim

Tiranë, 26 maj NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, prezantoi sot këngën e re të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare 2009 me titullin "Çohu".

Rama se bashku me djemtë e grupit të njohur West Side Family ka bërë prezantimin e kësaj vije melodike që do të shoqërojë gjithë fushatën e PS.

Kënga është realizuar në bashkëpunim me grupin West Side Family.

Përpara mediave të pranishme u bë edhe lançimi i saj, ku u luajt një fragment i shkurtër nga kjo këngë.

Kjo është hera e dytë që Edi Rama bashkëpunon me këtë grup, pas këngës së parë "Tirona", që u kurorëzua edhe me fitoren e tij si Kryetar Bashkie i Tiranës.

Kënga e plotë do të lançohet ditën e enjten në mbrëmje, në eventin e hapjes zyrtare të fushatës.

"Dua t'ju bëj me dije se fushata që po fillon ka këngën e saj. Është një këngë të cilën e kemi përgatitur së bashku me miqtë e mirënjohur të West Side Family dhe është një këngë e cila është pjesë e asaj fryme që tanimë ne e ndiejmë dhe e përçojmë njëkohësisht në të gjithë Shqipërinë, frymën e ndryshimit dhe vijmë për t'u çuar. Kënga titullohet "Çohu" dhe unë jam këtu bashkë me miqtë e mi dhe këngëtarët e famshëm shqiptarë për t'ju prezantuar një copëz të asaj që do të jetë kënga që do të shoqërojë të gjithë udhëtimin tonë nëpër Shqipëri dhe të gjithë këtë episod përmbyllës të një rrugëtimi të gjatë për të çuar në qeverisje qytetarin." u shpreh Rama.

Gjatë konferencës kanë dhënë deklaratën në lidhje me këngën edhe tre djemtë e grupit, West Side Family.

k.k/NOA

Â

KOMENTE