English

Grabitet posta në Mitrovicë, 4 persona me maska hynë me armë dhe kërcënuan

Mitrovicë, 26 maj, NOA - Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash në një postë në veri të Mitrovicës.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur në postën lokale në veri të Mitrovicës, në udhëkryq të rrugëve "Mbreti Petër" dhe "Knjaz Millosh".

Sipas të dhënave, njësitë e para reaguese të stacionit veri në Mitrovicë, kanë kontaktuar dy punëtoret e kësaj poste të cilat kanë deklaruar se katër persona të maskuar, kryesisht të moshës së re, njëri prej të cilëve mbante një revole në dorë, kanë hyrë në filialin e kësaj poste dhe me forcë kanë marrë një sasi të konsideruar të parave dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

Në vend të ngjarjes janë paraqitur ekspertët policorë, të cilët kanë filluar hetimet e tyre të menjëhershme për identifikimin e mundshëm të autorëvee të këtij akti kriminal.

Ndërkaq, bëhet e ditur se policia e Kosovës ka shoqëruar tre persona, 26, 29 dhe 31 vjeçar, të kombësisë serbe, si të dyshuar për ratin në fjalë.

Njëri nga tre të shoqëruarit në stacionin policor për rastin e grabitjes së armatosur, është raportuar si i kërkuar i ikur nga qendra spitalore e neuropsikiatrisë në Prishtinë, pasi ishte i arrestuar më herët për përfshirjen e tij në një rast të dhunës në familje.

n.e/NOA

>
KOMENTE