Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Katër djem tropojanë, kapen pas një plaçkitjeje në Kombinat
English

Katër djem tropojanë, kapen pas një plaçkitjeje në "Kombinat"

Tiranë, 26 maj/ NOA - Katër djem nga Tropoja, mes tyre tre të mitur të cilët banojnë që të gjithë në lagjen "Kombinat" të Tiranës, janë kapur në flagrancë nga policia pas një plaçkitje që u provua se ishte autorësi e tyre.

Burime policore të Komisariatit Nr.6, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se kryen kapjen në flagrancë të 25-vjeçarit Lirim Hysenaj, N. T., 14 vjeç, B. V., 15 vjeç dhe E. K., 15 vjeç.

"Të katër djemtë e dyshuar, u kapën përballë Zjarrfikëseve në Kombinat, duke transportuar kapakë kasetash të vjedhura, me mjetin tip "Audi 80", me targa TR 4185 I, në pronësi të Lirim Hysenajt", sqaroi policia.

Ajo tha se mallrat e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kurse materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për ndjekje ndaj të katërtve në gjendje të lirë, për veprën penale të "vjedhjes" kryer në bashkëpunim.

e.l/NOA

KOMENTE