Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS letër Nishanit: Na vini në dispozicion të dhënat për procesin e kartave, afati deri më 30 maj
English

PS letër Nishanit: Na vini në dispozicion të dhënat për procesin e kartave, afati deri më 30 maj

Tiranë, 26 maj NOA - Partia Socialiste i ka dërguar sot një letër Ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, me anë të së cilës kjo parti kërkon të dhënat për shtetasit pa pasaportë dhe atyre që nuk kanë aplikuar për kartat.

Në letër theksohet se listat duhet ti dorëzohen Partisë Socialiste deri në datën 30 maj. "Ju kërkojmë që brenda datës 30 maj të na vini në dispozicion: Listën e votuesve me pasaportë, listën e votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar dhe listën e votuesve pa pasaportë që kanë marrë në dorë letërnjoftimin" shkruhet në letrën e Partisë Socialiste drejtuar sot ministrit Nishani. Partia Socialiste shpreh shqetësimin në letër për pamundësinë e pajisjes me karta, të një numri të konsiderueshëm votuesish, e cila mund do të pengojë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e 28 qershorit. "Me shpresën për një përgjigje pozitive dhe të angazhuar për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme, në përputhje me standartet demokratike, ju shprehim gatishmërinë maksimale dhe pjesëmarrjen konstruktive të PS në këtë proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit" përfundon letrën Partia Socialiste.

k.k/NOA

KOMENTE