Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, një studente kapet në konvikt me një automatik Kallashnikov
English

Tiranë, një studente kapet në konvikt me një automatik "Kallashnikov"

Tiranë, 26 maj/ NOA - Një vajzë 20 vjeçare nga Fushë Kruja, studente në Fakultetin e Infermierisë në Tiranë, është kapur nga policia me një armë, automatik të tipit "Kallashnikov".

Arrestimi i 20-vjeçares E.R., lindur dhe banues në Fushë Krujë, u bë pak pas mesnatës duke gdhirë dita e sotme, në dhomën e konviktit ku ajo banon, në Rrugën e Dibrës.

Burime policore të Komisariatit Nr.4, i thanë agjencisë së lajmeve NOA se gjatë kontrollit të kryer, 20-vjeçares i është kapur një armë automatik kallashnikov, me nr. 029586 dhe një krehër me 28 fishekë, të fshehura në dhomën e konviktit ku ajo banon në Rrugën e Dibrës.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje, u bë ndalimi i dy 23-vjeçarëve Erkens Zeneli, lindur dhe banues në Lushnjë dhe Aleksandër Lezo, lindur në Vlorë dhe banues në Ersekë.

"Këta dy të rinj janë personat e dyshuar si posedues dhe transportues të kësaj arme", - sqaroi policia. Ajo shtoi se materialet hetimore, i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të "prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

e.l/NOA

KOMENTE